Zelensky para Von der Leyen: Putin po përqendron forcat për hakmarrje ndaj Europës

Evropë

Zelensky para Von der Leyen: Putin po përqendron forcat për hakmarrje ndaj Europës

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:34
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Ukraines, Zelensky

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një vizitë në Kiev, ku përshëndeti përpjekjet e Ukrainës për të avancuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Mesazhi kryesor që i përçoi presidentit Zelensky ishte se Europa do të jetë krah Ukrainës deri në fund të luftës. Ndërsa Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatit një sulm të madh jo vetëm ndaj vendit të tij, por edhe Europës e mbarë botës së lirë.

 “Europa ka qenë në krah të Ukrainës që nga dita e parë sepse ne e dimë që e ardhmja e kontinentit tonë po shkruhet këtu. Ne e dimë se ju po luftoni për më shumë se vetveten. Liria është në rrezik. Kjo është një luftë e demokracive kundër regjimeve autoritare. Putini po përpiqet t’i mohojë ekzistencën Ukrainës, por në fakt ajo çfarë ai rrezikon është e ardhmja e Rusisë. Prezenca jonë në Kiev jep një mesazh shumë të qartë: I gjithë Bashkimi Europian është krah Ukrainës për aq kohë sa do të duhet dhe ne do të mbështesim Ukrainën ashtu siç bëjmë me të drejtat themelore dhe ligjet ndërkombëtare,” u shpreh presidentja e KE-së.

Nga ana tjetër, lideri ukrainas deklaroi se vendi i tij është në dijeni që Rusia po i përqendron forcat për një hakmarrje jo vetëm kundër Kievit por edhe kundër gjithë Europës.

“Ne të gjithë jemi në dijeni që Rusia po përqendron forcat e saj për një hakmarrje jo vetëm kundër Ukrainës, por gjithashtu edhe kundër Europës dhe botës së lirë. Në mënyrë që ta mposhtim një armik të tillë, suksesi në fushën e betejës nuk është i mjaftueshëm. Duhet rikthyer besimi në Europë, besimi në Europën e lirë dhe të paqes dhe Europën e bashkuar përmes fuqizimit të institucioneve tona.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat