Trupat e viktimave të tij i kishte tretur me acid, arrestohet vrasësi i ‘Ndragheta’-s, prej vitesh punonte si picajol në restorant për të humbur gjurmët

Evropë

Trupat e viktimave të tij i kishte tretur me acid, arrestohet vrasësi i ‘Ndragheta’-s, prej vitesh punonte si picajol në restorant për të humbur gjurmët

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 20:15
Edgardo Greco

Një vrasës i ‘Ndragheta’-s është arrestuar në Francë pas një operacioni të zhvilluar nga Interpol. Edgardo Greco, 63 vjeç ishte në arrati prej 16 vitesh pasi i shpëtoi paraburgimit të përkohshëm të policisë në Itali.

Ai konsiderohet si një person i arratisur dhe i rrezikshëm pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjet e Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo dhe i akuzuar për tentativën e vrasjes së Emiliano Mosciaro, e gjitha pjesë e një ‘lufte mafioze’ midis bandave Pino Sena dhe Perna Pranno të ndodhura në fillim të viteve 1990.

Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo u rrahën për vdekje në qytetin e vogël të Kozencës në janar 1991, ndërsa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe besohet se janë tretur në acid.

Sipas mediave të huaja, 63 vjeçari maskohej prej vitesh duke punuar si picajol në një restorant italian në Saint Etienne të Francës. Arrestimi i tij u përgëzua edhe nga ministri i Brendshëm i Italisë Metteo Piantedosi i cili tha se kjo demonstron përkushtimin e autoriteteve për të luftuar të gjitha format e krimit.

Kapja e Edgardo Greco në Saint-Étienne është arrestimi i dytë i profilit të lartë mafioz nga autoritetet italiane brenda pak javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat