Aksident i rëndë: Një autobus del nga autostrada, të paktën tre të vdekur

Evropë

Aksident i rëndë: Një autobus del nga autostrada, të paktën tre të vdekur

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 10:17
Pamje nga aksidenti

Policia sllovene ka njoftuar sot për një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur pak minuta pas orës 5 të mëngjesit të së premtes.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në një autostradë në afërsi të Mariborit në Slloveni.

Siç raportojnë mediat sllovene, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja – jo sllovene – ndërsa deri më tani bëhet e ditur se në aksident kanë humbur jetën të paktën tre persona.

Policia sllovene ka njoftuar aksidenti ka ndodhur pak minuta pas orës 05:00, përcjell 24ur.com. Deri më tani bëhet e ditur se të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa të disa të tjerë janë lënduar. 

Hetimet vijojnë ende dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat