Vrasja që tronditi Greqinë/ Prindërit e Caroline hakmerren rëndë ndaj ish-dhëndrit, zbardhet veprimi që ndërmorën

Evropë

Vrasja që tronditi Greqinë/ Prindërit e Caroline hakmerren rëndë ndaj ish-dhëndrit, zbardhet veprimi që ndërmorën

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:57
Caroline Crouchs dhe Babis Anagnostopoulos

Vrasja e Caroline Crouchs në Greqi, nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos ka marrë sërish vëmendjen e mediave greke.Këtë herë bëhet fjalë për vajzën e tyre Lydia, e cila do të ndryshojë mbiemrin, sipas njoftimit të gjyshit të saj David Crouch.

“Do të ishte e papranueshme që Lydia të mbante mbiemrin e njeriut që vrau nënën e saj”, tha babai i Caroline në një deklaratë mediat greke, duke shtuar se vajza e vogël do të marrë mbiemrin e nënës së saj ose atë të burrit të tezes.

“Lidya patjetër do të ndryshojë mbiemrin e saj. Gjithmonë ka qenë synimi im për të ndryshuar emrin e saj nga babai i saj i lindjes që nga ajo ditë në qershor 2021 kur ai u arrestua në shërbimin përkujtimor të vajzës sime dhe u bë e qartë se ai e kishte vrarë atë.

Ligji në Greqi është i qartë për arsyet e mundshme pse një person mund të ndryshojë emrin e tij. Nuk është vendosur ende nëse ajo do të marrë emrin e nënës apo burrit të motrës. Do të ishte e papranueshme që Lydia të mbante mbiemrin e njeriut që vrau nënën e saj. Caroline kishte shtetësi britanike dhe filipinase. Lydia do të mund të aplikojë për dyshtetësi dhe kur të ketë pasaportën e saj do të mund të udhëtojë më lehtë”, tha më tej David Crouchs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat