LIVE: Moska nuk e fsheh më se kush është objektivi i saj i ardhshëm, shteti që do të pësojë fatin si Ukraina

Evropë

LIVE: Moska nuk e fsheh më se kush është objektivi i saj i ardhshëm, shteti që do të pësojë fatin si Ukraina

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 06:38 Përditësuar në ora: 13:06 më 04.02.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

CIA paralajmëron gjashtë muaj “ferri” në Ukrainë, dalin informacionet sekrete dhe nga skenari i bujshëm i Kinës

Drejtori i CIA-s, william Burns, tha se agjencia e inteligjencës vlerëson se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë "kritikë" për Ukrainën përballë një pushtimi rus, duke shtuar se rusët kanë bërë disa përfitime të vogla javët e fundit. Duke folur në një ngjarje të politikës së jashtme në Universitetin Georgetoën në Uashington DC, Burns tha gjithashtu se agjencia beson se presidenti kinez Xi Jinping është disi i kthjelluar nga lufta në Ukrainë, por se do të ishte gabim të nënvlerësohej angazhimi i Pekinit dhe Moskës për partneritetin e tyre të përbashkët. Rusia dhe Kina nënshkruan një partneritet "të pakufizuar" shkurtin e kaluar, pak para se forcat ruse të pushtonin Ukrainën, dhe lidhjet e tyre ekonomike janë forcuar ndërsa lidhjet e Rusisë me Perëndimin janë dobësuar. Kina është përmbajtur nga dënimi i operacionit të Rusisë kundër Ukrainës, por ka qenë e kujdesshme që të mos ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë materiale për Rusinë, e cila mund të shkaktojë sanksione perëndimore si ato të vendosura ndaj Moskës.

Reagimi i CIA

Por Burns, i cili së fundmi udhëtoi në Ukrainë për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se Xi ka të ngjarë të ishte i befasuar dhe i mërzitur nga ajo që ai e përshkroi si performancën e dobët të ushtrisë ruse. Burns shtoi se miqësia midis Rusisë dhe Kinës nuk është plotësisht e pakufishme. 

“Mendoj se është gabim të nënvlerësohet përkushtimi i ndërsjellë ndaj atij partneriteti, por nuk është një miqësi krejtësisht pa kufij”, tha Burns. Pushtimi rus ka nxitur shqetësimet perëndimore se Kina mund të bëjë një lëvizje të ngjashme në Tajvan, një ishull që Pekini pretendon se është territori i saj. Sipas Burns, presidenti kinez Xi ka ende ambicie serioze mbi Tajvanin dhe paralajmëroi se një konflikt mbi kombin ishull do të ishte "veçanërisht për të ardhur keq" për të gjithë të përfshirët. Burns tha gjithashtu se SHBA-ja e dinte "si një çështje inteligjence" se Xi kishte urdhëruar ushtrinë e tij të ishte gati për të pushtuar Tajvanin deri në vitin 2027. "Kjo nuk do të thotë se ai ka vendosur të pushtojë në 2027 ose ndonjë vit tjetër, por është një kujtesë për serioziteti i fokusit dhe ambicies së tij”, pohoi Burns. Gjatë fjalimit të Burns, u publikua lajmi se një balonë e supozuar spiune kineze kishte fluturuar mbi SHBA për disa ditë dhe se zyrtarë të lartë amerikanë e kishin këshilluar presidentin Joe Biden të mos e rrëzonte nga frika se mbeturinat mund të përbënin një kërcënim sigurie.

Kina, një rrezik

Burns nuk e komentoi këtë, por e quajti Kinën "sfidën më të madhe gjeopolitike" me të cilën përballet SHBA tani. "Konkurrenca me Kinën është unike në shtrirjen e saj dhe me të vërtetë zhvillohet në pothuajse çdo fushë, jo vetëm ushtarake dhe ideologjike, por edhe ekonomike, teknologjike, çdo gjë nga hapësira kibernetike në vetë hapësirën. Është një konkurrencë globale në mënyra që mund të jenë më intensiv se konkurrenca me sovjetikët”, tha ai. Burns foli gjithashtu për çështjet në Lindjen e Mesme, duke thënë se qeveria iraniane është gjithnjë e më e alarmuar nga zhvillimet brenda vendit, duke përmendur guximin e asaj që ai e përshkroi si "kapelë" ndaj grave iraniane. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mundësinë e dhunës më të madhe midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Alarmohet SHBA

SHBA është e shqetësuar nga aktiviteti ushtarak i Kinës pranë Tajvanit, të cilin e quajti “provokues” dhe “destabilizues. Kina e portretizon profilin e saj ushtarak si krejtësisht mbrojtës, pasi sipas saj ajo po mbron të drejtat e saj sovrane nga Tajvani deri në Detin Jugor të Kinës dhe kufirin e saj të gjatë dhe të diskutueshëm malor me Indinë.  Por kjo nuk i pëlqen aspak SHBA-së dhe shumë fqinjë të Kinës e shohin këtë qëndrim si agresiv dhe kanë rritur praninë e tyre me qëllim që të frenojnë përpjekjet e Kinës për të ndryshuar faktet që janë në terren. Kina, pasi për vite të tëra ka rritur shpenzimet ushtarake, tani mburret se është shteti i dytë në botë me buxhetin më të madh të mbrojtjes pas  SHBA. Ku vetëm për këtë vit buxheti i Kinës  arriti në rreth 209 miliardë dollarë.

Moska nuk e fsheh më se kush është objektivi i saj i ardhshëm, Lavrov tregon shtetin që do të pësojë fatin e njëjtë si Ukraina

Ndërsa Rusia është në një luftë pushtimi ndaj Ukrainës, Kremlini kërcënon gjithashtu edhe vendet e tjera fqinje. I pyetur nga gazetarët se cili nga vendet e BRSS mund të ishte objektive e re për Rusinë kryediplomati rus Sergei Lavrov u përgjigj pa hezitim Moldavia. Është hera e parë që Moska shpall luftë kaq hapur ndaj një vendi tjetër pas sulmit në Ukrainë. Sipas Lavrov, Moldavia mund të bëhet Ukraina e ardhshme. Ai akuzoi Perëndimin, i cili, sipas tij, nxit Moldavinë kundër Rusisë dhe synon që ajo të luajë një rol në projektin anti-rus.

Lavrov tha se tendenca e autoriteteve aktuale moldave për ta futur vendin në BE dhe NATO dëshmon për këtë politikë. Kujtojmë se Moldavia pas nisjes së pushtimit  nga forcat ruse në territorin e Ukrainës ka kërkuaranëtarësimin në BE dhe në muajin qershor tëvitit të kaluar së bashku me Ukrainën morën statusin e vendit kandidat.Ministri i Jashtëm rus sulmoi drejtpërdrejt presidenten e Moldavisë Maja Sanda, për të cilën ai e akuzon atë se po e shtyn Moldavinë në NATO. Sipas atij ajo po bën përpjekjet që vendi i saj të bashkohet me Rumaninë. Kujtojmë se BRSS aneksoi Moldavinë në vitin 1940, e cila ishte pjesë e Rumanisë.

Në kryeqytetin Moldav këto deklarata janë marrë si kërcënime të mirëfillta ndaj  po përjetohet paniku  e mund të bëhen një objektiv i ri në planet e luftës të Putinit për të zgjeruar Rusinë.

Mesazhe kërcënuese nga diplomacia ruse

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Moldavisë, DanielVod, ka deklaruar se këto janë mesazhe serioze kërcënuese nga diplomacia ruse, si dhe citoi se popullsia dhe politika moldave kanë të drejtën për vendimet dhe prioritetet e tyre strategjike, dhe anëtarësimi në BE është një prej prioriteteve që ato kanë.

“Ne i hedhim poshtë me vendosmëri deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme ruse, të cilat nuk korrespondojnë me gjendjen aktuale dhe janë pjesë e retorikës kërcënuese të sprovuar të diplomacisë ruse. Duam t'i kujtojmë palës ruse se Moldavia ka zgjedhur rrugën drejt BE-së dhe këtë e mbështesin qytetarët e Moldavisë dhe kërkojmë që Rusia ta respektojë këtë qëndrim”, thekson DanielVoda.

Megjithatë, sipas anketave të fundit, shumica e qytetarëve janë pro anëtarësimit në BE, por jo për anëtarësim në NATO. Pasi në territorin e Moldavisë, që nga fillimi i viteve '90 të shekullit të 20-të, ekziston një formacion para shtetëror pro-rus i Transnistrisë. Ministri i Jashtëm i Transnistria, Vitalij Ignatiev ka bërë me dije se qëllimi përfundimtari tyre është aneksimi në Rusi. Moska e konsideron Moldavinë si zonë të tyre të influencës, ndaj dhe kthimi i saj drejt perëndimit paraqet një kërcënim tërthorazi për Rusinë. Moldavia është një nga vendet më të varfra në Evropë, me një ndikim të fortë pro-rus, por tani opsionet pro-perëndimoredëshirojnë që vendi i tyre të kthehet nga perëndimi.

Moldavia kërkon armatim nga Perëndimi

Ushtria moldave në aspektin e armatimit ushtarak është një ndër ushtritë mëtë dobëta në Evropë, si rrjedhojë ajo po i kërkon perëndimit ndihmë në armatim. Sipas mediave moldave, Sandu i kërkoi SHBA-së sisteme kundërajrore dhe SHBA miratoi një paketë prej 40 milionë dollarësh. Në shtator të 2022 Sandu u takua me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe për herë të parë Moldavia mori pjesë në një samit të NATO-s. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme Nicu Popescu ishte në Bukuresht në dhjetor 2022 për një takim të NATO-s, ku kjo vizitë shkaktoi shumë zemërim në Moskë e cila më pas kërcënoi haptazi Moldavinë.

Ndërsa nuk ka shumë kohë qëzëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, MirceaGeoan vizitoi kryeqytetin Moldav ku fokusi i takimit të tij ishte mobilizimi iforcave ushtarake në zonën Transnistria ku kohet e fundit kjo zonëështë bërë skenë e lëvizjeve ushtarake të forcave ruse.

Gazeta moldave Moskovs ka Nezavisimaja theksoi nga ana tjetër se Moldavia, për shkak të politikës së saj properëndimore, mund të përfundojë në listën e shteteve armike të Rusisë. Maja Sandu thotë se Moldavia duhet të punojë për sigurinë e saj dhe se Moska, nëpërmjet pro-rusëve moldav po ushqen idenë se mbrojtja më e mirë nuk është të investosh në mbrojtje, por të mos provokosh  Rusinë. Pro-ruset po përpiqen vazhdimisht të provokojnë një krizë politike në vend për të provokuar zgjedhje të reja. Në fund të vitit të kaluar, Lavrov tha se Moldavia duhet të shqetësohet për të ardhmen e saj nëse anëtarësohet në NATO.

Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës tanke Leopard

Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës disa tanke Leopard 2, pa e përmendur shifrën e saktë.

Sipas tij, Portugalia është në bisedime me Gjermaninë - vend prodhues i këtyre tankeve - për të siguruar pjesët e nevojshme që duhen për riparim të tankeve të dëmtuara Leopard që gjenden në inventarin e Portugalisë.

“Ne aktualisht jemi duke punuar për të eksportuar disa tanke”, ka thënë Costa për agjencinë e lajmeve Lusa.

“E di sa tanke do të dërgojmë, mirëpo kjo gjë do të bëhet publike në një kohë më të përshtatshme”.

Admirali António Silva Ribeiro, udhëheqës i forcave të armatosura portugeze, ka thënë muajin e kaluar se Portugalia ka 37 tanke Leopard 2, mirëpo në mediat lokale është raportuar se shumica prej tyre janë të dëmtuara.

Costa ka thënë se shpreson që riparimet të ndodhin shpejt, ashtu që tanket të dorëzohen në Ukrainë deri në fund të marsit.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë më herët gjatë javës se shteti i tij do të pranojë 120 deri në 140 tanke perëndimore, në “valën e parë” të dërgimit të tyre nga një koalicion prej 12 shtetesh.

Kievit i janë premtuar këto tanke për të luftuar pushtimin rus, i cili ka nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Pushtimi i Ukrainës “kërcënon” edhe ish-gruan e Putinit, ja vendimi drastik që pritet të marrë Perëndimi

Për 30 vjet ajo qëndroi "shkëmb" në krah të tij, por kur burri i saj dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ra në dashuri me Alina Kabaevan, ajo e kuptoi se duhet të vazhdonte jetën e saj. Lyudmila Ocheretnaya u divorcua dhe disa vite më pas lidhi martesën për herë të dytë me biznesmenin Artur Ocheretny. Megjithatë... "fantazma" e Putinit ende e ndjek atë pasi Politico raporton se si ish e tij, ajo është në rrezik të sanksioneve për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Burri i saj i dytë ka... rrugëtimin e tij dhe Lyudmila shijon pronat e shtrenjta të paluajtshme dhe apartamentet luksoze që ka në emër të tij. Rreth 20 minuta nga plazhi në Marbella, një qytet i bukur në Costa del Sol të Spanjës që është plot me të famshëm, ish-i i Putinit ka një apartament me vlerë 1.1 milion euro (ky ishte çmimi i blerjes së tij në 2014 dhe çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur).

Publikimi sqaron se apartamenti është i bashkëshortit të saj të dytë, i cili madje shitet për të interesuarit. Pas divorcit nga Putini, Lyudmila ishte beqare për një kohë dhe në vitin 2015 vendosi të lidhë kurorë me Artur Ocheretny, një atlet i Ironman, i cili është 20 vjet më i ri i saj.

Martesa e tyre u mbajt sekret dhe u zbulua pasi Lyudmila ndryshoi mbiemrin e saj. Siç raporton në mënyrë tipike Politico, në rast se Brukseli ndryshon mendje, apartamenti luksoz dhe pjesa tjetër e aseteve të tyre në territorin evropian rrezikohen të sanksionohen. 

Martesa dhe "ndarja" me Putinin

Lyudmila u martua me Putinin në vitin 1983. Ata u bashkuan në martesë kur ai ishte një oficer i zakonshëm i KGB-së në Leningrad (Sent Petersburg i sotëm) dhe Lyudmila një stjuardesë e Aeroflot. Ai e ndoqi atë në Dresden, Gjermaninë Lindore, ku kishte marrë rolin e agjentit.

Pas rënies së Murit të Berlinit, çifti dhe dy vajzat e tyre u kthyen në Shën Petersburg, ku Putin filloi karrierën e tij politike. Si gruaja e një politikani, Liudmila mbajti një profil relativisht të ulët. Ajo ndoqi karrierën e saj deri në zgjedhjen e Putinit si kryeministre dhe më pas ndihmoi në krijimin dhe drejtimin e një qendre të dedikuar për promovimin e gjuhës ruse.

Martesa e tyre mund të ketë përfunduar në titujt kryesorë, megjithatë, marrëdhënia e tyre financiare vazhdoi.

Kur një gazetar e pyeti Putinin në vitin 2014 nëse kishte në plan të rimartohej, presidenti rus u përgjigj me shaka: Së pari duhet të martohem me ish-gruan time Lyudmila dhe më pas do të mendoj për veten time.

Apartamenti që iu ofrua gazetares së Politico për të vizituar në Marbella është një nga dy në qytet që bashkëshorti i saj i dytë, Ocheretny, bleu pak para dasmës.

Në vitin 2011 ai bleu apartamentin e tij të parë për 800,000 euro dhe të dytin në 2014 për të paktën një milion euro. Në dekadat e fundit, Marbella është bërë një magnet për paratë ruse. Rreth 3,000 rusë banojnë zyrtarisht në Marbella, por mendohet se numri real ishte dukshëm më i lartë.

Që nga fillimi i armiqësive në Ukrainë më 24 shkurt 2022, SHBA, BE dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione ndaj qindra individëve që besohet se kanë qenë të përfshirë në luftë, duke financuar pushtimin ose duke bërë propagandë. Megjithatë, peizazhi mbetet i errët se kush duhet të futet në listën e zezë. Që nga shtatori, vetëm 639 rusë u përballën me sanksione nga të tre organet. Midis tyre janë dy vajzat e Putinit dhe e dasuhura e supozuar e presidentit rus, Alina Kabaeva.

Shifrat e frikshme! Thuajse 1 vit nga lufta, Ukraina bën bilancin: Ja sa rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit

Forcat ukrainase kanë vrarë pothuajse 130,000 trupa ruse që kur Vladimir Putin pushtoi pothuajse një vit më parë, ka pretenduar Kievi së fundmi.

Analistët e Inteligjencës së Ukrainës kanë deklaruar se trupat e Ukrainës kanë shkatërruar 3,215 tanke të Moskës, 298 avionë luftarakë dhe 6,388 automjete ushtarake.

Shifrat e fundit u zbuluan në buletinet e përditshme të inteligjencës të Ukrainës, të lëshuara nga Kievi, ndërsa tashmë ekziston frika se Putini mund të jetë gati të dërgojë 300,000 rekrutë të mobilizuar së fundmi në vijën e frontit të Ukrainës si ushqim për top.

500,000 të tjerë besohet se do të jenë gati për t’u dërguar në front brenda pak muajsh nga fillimi i luftës sipas pretendimeve të fundit nga mediat.

Aleati i Putinit: E gjithë Ukraina do të digjet nëse SHBA vazhdon të dërgojë armë të avancuara

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se furnizimi i Ukrainës me sisteme armësh gjithnjë e më të avancuara vetëm sa do të nxisë më shumë sulme hakmarrëse nga Rusia.

“E gjithë Ukraina që mbetet nën kontrollin e Kievit do të digjet”, sipas Medvedev në një intervistë me shkrim me gazetaren Nadana Fridriksson.

Gazetarja pyeti Medvedev (i cili, si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, është bërë një nga zyrtarët rusë më kundër Perëndimit, nga pushtimi rus i Ukrainës e tutje) nëse përdorimi i sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga ukrainasit ka të ngjarë ta çojë Rusinë drejt negociatave me Kievin.

“Rezultati do të jetë saktësisht i kundërt. Vetëm disa nga të çmendurit atje, dhe ka shumë prej tyre, si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në Capitol Hill, mund të mendojnë diçka të tillë,” tha ai.

SHBA njoftoi të premten se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e gamës së bombardimeve të Ukrainës është përfshirë në paketën e ndihmës ushtarake prej  2.175 miliardë dollarësh.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky: Bakhmut nuk do të dorëzohet

Nëse Ukraina merr armë me rreze të gjatë sa më shpejt të jetë e mundur, ushtria e saj nuk do të largohet nga Bakhmut, madje do të fillojë të çlirojë territoret e rajoneve lindore të pushtuara më parë nga rusët, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në konferencën e mbajtur për shtyp në Kiev.

Ai ka shtuar se do të luftojnë sa të munden për Bakhmutin.

“Askush nuk do ta dorëzojë Bakhmutin. Ne do të luftojmë sa të mundemi. Ne e konsiderojmë Bakhmutin kalanë tonë…

Nëse kemi një armë të shpejtë, armën me rreze të gjatë, jo vetëm që nuk do të largohemi nga Bakhmuti, por edhe çlirimi i territoreve të tjera. Më pas do të fillojmë çlirimin e Donbasit, i cili është i pushtuar që nga viti 2014”, shtoi Zelensky.

Ministri i jashtëm: Ukraina mund t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin në çdo kohë

Vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin mund të merret në çdo kohë, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Sipas tij, kjo do të varet nga sjellja e ardhshme e Teheranit. Propozimi i duhur është dorëzuar tashmë në zyrën e presidentit ukrainas. “Çështja mbetet e hapur. Vendimi mund të merret në çdo kohë.”

Kuleba theksoi gjithashtu se Irani i ka kaluar “vijat e kuqe”: “Historikisht, ne nuk i kemi bërë asnjë të keqe Iranit. Por ky vend furnizon Rusinë me dronë”.

Ministri tha se sulmet ndaj Iranit duhet të jenë një sinjal për këtë vend: “Pavarësisht se sa i dobishëm i duket Iranit bashkëpunimi me Rusinë kundër Ukrainës, pasojat negative të këtij bashkëpunimi janë edhe më të mëdha”.

Gjermania do të dërgojë 88 tanke Leopard I në Ukrainë

Qeveria gjermane ka miratuar dorëzimin nga një prodhues privat i armëve të tankeve të saj të vjetër Leopard 1 në Kiev, tha një zëdhënës i qeverisë..

“Mund të konfirmoj se është lëshuar një licencë eksporti” për tanket Leopard 1, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit në një konferencë shtypi, pa konfirmuar numra specifikë.

Më herët, Suddeutsche Zeitung raportoi se Berlini kishte miratuar planet e prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall për të shitur 88 leopardë më të vjetër në Kiev, pasi këto të riparohen, me një kosto totale prej më shumë se 100 milionë euro.

Qeveria gjermane po shqyrton gjithashtu blerjen e 15 tankeve Gepard që i kishte shitur Katarit dhe t’ia jepte Ukrainës.

Kryeministrja italiane do të vizitojë Kievin më 24 shkurt

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë kryeqytetin Kievin më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Meloni e tha këtë në një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz të premten në kuadër të vizitës së saj në Gjermani.

“Unë do të jem në Kiev përpara (përvjetorit të parë të fillimit të luftës) më 24 shkurt),” tha Meloni.

Ajo tha se kishte “energji të fortë midis Italisë dhe Gjermanisë” për Ukrainën, duke thënë se të dy vendet kishin punuar për të mbështetur “vetëmbrojtjen e Kievit” dhe “do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Meloni tha gjithashtu se Italia po punonte me Francën për të ndihmuar Ukrainën me mbrojtjen raketore.

“Ne kemi arritur paketën tonë të gjashtë të ndihmës,” shtoi ajo.

Meloni më herët tha se planifikonte të vizitonte Ukrainën në fillim të vitit 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat