Ishte bërë tmerri i mjekëve, e pëson keq 31-vjeçari

Evropë

Ishte bërë tmerri i mjekëve, e pëson keq 31-vjeçari

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 09:50
Greqi

Një 31-vjeçar është arrestuar në Greqi, pas skemës “ideale” për të vjedhur brenda spitaleve të Athinës.

Mediat greke bëjnë me dije se policia ka zbardhur të paktën 10 raste kur i riu është futur në disa spitale publike, dhe duke shfrytëzuar fluksin e qytetarëve, është futur në zyrat e mjekëve dhe ka vjedhur para dhe karta banke.

Më pas ai ka ka ndalur mjetin e tij në disa pika karburanti duke u furnizuar e duke paguar pikërisht me kartat e vjedhura.

Nga hetimet paraprake të deritanishme janë zbardhur 10 raste vjedhjesh nga spitalet, mes të cilëve 2 vjedhje të sendeve personale nga dhomat e pacientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat