Po tentonin t’i nxirrnin nga rrënojat, gazetari që raportonte direkt ishte dëshmitar i shembjes së një ndërtese

Evropë

Po tentonin t’i nxirrnin nga rrënojat, gazetari që raportonte direkt ishte dëshmitar i shembjes së një ndërtese

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 21:10
Gazetari

Derisa temperaturat kanë rënë nën zero, dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që t’i shpëtojnë personat që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi si pasojë e tërmetit, po shfaqen probleme tjera.

Një gazetar turk po raportonte direkt nga qyteti i Malatyas, ku ekipet e shumta të shpëtimit po punonin pa ndërprerë së bashku me qytetarët për t’i nxjerrë personat që dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja, ndodhë një shembje e befasishme.

Qindra qytetarë dhe ekipet emergjente ishin në terren dhe gazetari po raportonte, kur befasisht u dëgjua një zhurmë e madhe dhe një ndërtesë brenda sekondës u shemb.

Kjo bëri që masa të ikë nga frika se mund ta pësojnë edhe ata pranë atyre rrënojave. E ky moment nuk i shpëtoi kameramanit që transmetoi gjithçka direkt.

Në anën tjetër, numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë sot, ka shkuar në 3 mijë, derisa i të lënduar në dhjetëra mijëra.

E temperaturat e ulëta dhe errësira vetëm sa po ua vështirëson punët ekipeve në terren, që një lëvizje e pamenduar mirë mund t’ju kushtojë me jetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat