Shtetet e Bashkuara dërgojnë ekipe të kërkim-shpëtimit për t’i asistuar kolegët në Turqi

Evropë

Shtetet e Bashkuara dërgojnë ekipe të kërkim-shpëtimit për t’i asistuar kolegët në Turqi

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 23:19
Tërmeti në Turqi

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike, në ditën kur Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet tejet i fuqishëm.

Biseda telefonike është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, dhe vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do ta ndihmojnë Turqinë në tejkalimin e krizës – duke e asistuar në operacionet e kërkim shpëtimit me ekipet amerikane që tashmë janë nisur për në Turqi.

Shtetet e Bashkuara gjatë ditës premtuan dërgimin e 79 pjesëtarëve të specializuar në operacione të kërkim-shpëtimit, që do të asistojnë kolegët e tyre në Turqi.

Në anën tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar sot në telefon me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ku diskutuan për tërmetin që i mori jetën mbi 3.500 personave.

Ndryshe operacioni për shpëtimit e personave që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shembura po vazhdon edhe në këto orë të vona, ku temperaturat kanë rënë nën zero dhe po ua vështirësojnë punën në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat