Bashkëpartiaku i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, në mesin e mijëra të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Evropë

Bashkëpartiaku i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, në mesin e mijëra të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 17:41
Tërmeti në Turqi

Një politikan turk figuron në listën e mijëra personave që humbën jetën nga tërmeti shkatërrues që goditi këtë vend.

Yakup Tas, 63-vjeç, ishte anëtar i partisë në pushtet të presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili u gjet i vdekur nën rrënojat e shtëpisë së shembur në qytetin Adiyaman.

Gruaja e tij, vëllai dhe kunata së bashku me dy fëmijët gjithashtu janë gjetur të vdekur raporton Anadolu Agency.

Në mesin e të vdekurve janë edhe dy shtetas austriak, ka njoftuar ministri i Jashtëm turk, kufomat e të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat në provincën turke Kahramanmaras.

Një qytetar danez gjithashtu po konsiderohet i zhdukur, është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Ndryshe autoritetet turke kanë njoftuar se janë zhdukur edhe tre shtetas britanikë, për të cilët deri më tani akoma nuk dihet asgjë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat