CNN: Rusia testoi raketën balistike “Satan II” ditën që Biden vizitoi Ukrainën

Evropë

CNN: Rusia testoi raketën balistike “Satan II” ditën që Biden vizitoi Ukrainën

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 12:53
Kjo raketë ka aftësinë të mbajë koka të shumta bërthamore.

“Rusia kreu një test të një rakete balistike ndërkontinentale që dështoi ditën kur Presidenti Joe Biden vizitoi Ukrainën”, shkruan CNN.

CNN citon dy zyrtarë amerikanë të cilët thane ndër të tjera se Moska kishte informuar Uashingtonin përpara testit përmes “linjave të de-përshkallëzimit” dhe se autoritetet amerikane vlerësuan se testi nuk përbënte rrezik.

Zyrtarët bënë fjalë për testimin e një rakete SARMAT, e njohur në vendet perëndimore me pseudonimin Satan II . Kjo raketë ka aftësinë të mbajë koka të shumta bërthamore.

Koha e saktë e testit nuk është plotësisht e qartë, pasi një burim i cituar nga CNN tha se testi u zhvillua pak para mbërritjes së Bidenit në Ukrainë, ndërsa një burim tjetër thotë se testi u zhvillua të hënën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vizita e paparalajmëruar e Bidenit në Ukrainë ,e para prej se Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë nënvizoi edhe një herë bështetjen e Uashingtonit për Kievin.

Biden u takua më 20 shkurt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Mariyinskiy në qendër të kryeqytetit ukrainas.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë”, tha Biden, duke folur nga një podium i dekoruar me flamuj të SHBA-së dhe Ukrainës.

“Dhe, Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”.

“Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”, tha ai.

Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Biden paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.

SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat