Medvedev kërcënon Gjykatën Ndërkombëtare Penale me raketa hipersonike pas urdhër-arrestit për Putinin

Evropë

Medvedev kërcënon Gjykatën Ndërkombëtare Penale me raketa hipersonike pas urdhër-arrestit për Putinin

Më: 21 mars 2023 Në ora: 08:32
Dmitry Medvedev

Urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe vendimi i saj për ta gjykuar atë me akuzën për urdhërimin e dëbimit të fëmijëve ukrainas "do të ketë pasoja të tmerrshme për të drejtën ndërkombëtare". 

Ky ishte kërcënimi i Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse.

"Ata kanë vendosur të gjykojnë një president të një fuqie bërthamore që nuk merr pjesë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të njëjtat arsye si Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera", ka shkruar ai në një postim në Telegram. 

"Pasojat për të drejtën ndërkombëtare do të jenë monstruoze," shtoi ai. 

"Arsyeja është padrejtësia e tyre", the Medvedev, duke shtuar: "Një pushtet sovran nuk mund të ushtrojë juridiksion mbi një pushtet tjetër sovran". Ai më tej tha se vendimi i GJND -së për të lëshuar një urdhër arrest për Putinin do të ketë "pasoja monstruoze për të drejtën ndërkombëtare".

"Kjo është shembje e themeleve, e parimeve të së drejtës, duke përfshirë edhe postulatet e pashmangshmërisë së përgjegjësisë. Tani askush nuk do të shkojë në asnjë organ ndërkombëtar, të gjithë do të negociojnë mes tyre", tha Medvedev. Duke i cilësuar si disa vendime të OKB-së si "vendime budallaqe", ai u shpreh: "Rënia e zymtë e të gjithë sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare po vjen. Besimi ka ikur". Të premten, GJNP lëshoi një urdhër arrest për presidentin rus lidhur me krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal përshëndeti lëshimin e urdhër arrestit për Putinin si një "hap të rëndësishëm drejt drejtësisë". Ndërkohë, Rusia e ka hedhur poshtë vendimin e GJNP-së, duke thënë se nuk e njeh juridiksionin e saj dhe i konsideron vendimet e saj "të pavlefshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat