Turma djeg makinat e policisë me Molotov në përballjen rurale në qendër të Francës

Evropë

Turma djeg makinat e policisë me Molotov në përballjen rurale në qendër të Francës

Më: 25 mars 2023 Në ora: 17:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Automjete të policisë u dogjën sot nga turma e protestuesve në një grumbullim ilegal të protestuesve në fushat e Poitiers në Francën qendrore.

Teksa protestat në të gjithë vendin vijojnë kundër reformës së pensioneve të kaluar pa maxhorancë nga qeveria e Macron, protesta e dhunshme sot në fshatin Sainte-Soline ishte kundër planeve për ndërtimin e një imjanti të depozitimit të ujit që vendasit besojnë se kërkon të reduktojë furnizimet e tyre.

“Policia humbi kontrollin, ata lëshuan koktejle Molotov kur oficerët lëshuan gazin lotsjellës”, tha një protestues në Saint-Soline, për rrjetin britanik Daily Mail.

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

Incredible: seniors are snapping up this new toothbrush, here's the reason!Well-Being-Review.com

Ndërsa një zëdhënës i policisë tha: “Ndaj nesh u përdorën eksplozivë prandaj ne po përpiqemi të marrim situatën nën kontroll. Ka disa radikalë në turmë që po përpiqen të plagosin forcat e rendit”.

Zyrtarët thanë se rreth 6,000 vetë kishin ardhur në protestë, mes të cilëve mbështetës të protestave kundër reformës së pensioneve të qeverisë Macron.

Depozita e kontestuar e ujit në Sainte-Soline është një nga 16 instalacionet e krijuara nga grupet e fermerëve për të reduktuar përdorimin e ujit gjatë verës, shkruan Daily Mail.

Por kritikët thonë se “mega-basenet e ujit” do të përdoren për ferma gruri për eksport, që do të dëmtojnë ekonominë e komuniteteve lokale.

Zhvillimi vjen teksa protestat në të gjithë Francën bënë të anulohej vizita e parë e mbretit anglez Charles III.

Ndërkohë shumë politikanë të lartë në Francë po marrin kërcënime ku përmendet gijotina, e përdorur më parë për ekzekutimin e mbretit Louis XVI e Marie Antoinette – që ishin mbreti e mbretëresha e fundit e Francës.

Zyrtarët thanë se situata e sigurisë në vend po dëmtonte imazhin e Francës. “Vizita e Charles III u anulua prej trazirave sociale, është një imazh negativ për vendin tonë që nuk mund të ruajnë sigurinë e shtetit,’ tha kreu i opozitës republikane Eric Ciotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat