Fëmijët ukrainas që Rusia i dërgoi në Krime ribashkohen me familjet e tyre

Evropë

Fëmijët ukrainas që Rusia i dërgoi në Krime ribashkohen me familjet e tyre

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:00
Fëmijët ukrainas

Fondacioni Save Ukraine solli në shtëpi 17 fëmijë ukrainas që ishin marrë nga autoritetet ruse dhe ishin dërguar në Krimenë e aneksuar.

Prindërit e tyre ishin bindur nga forcat pushtuese në rajonin e Hersonit që t’i dërgonin fëmijët e tyre në një kamp veror në Krime, për t’i ikur luftës.

Fëmijët thanë se forcat ruse i kanë detyruar që të këndojnë himnin rus.

Ata ua kanë djegur flamujt ukrainas dhe i kanë rrahur nëse ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat