Papa Françesku shtrohet në spital për një ‘kontroll të planifikuar mjekësor’

Evropë

Papa Françesku shtrohet në spital për një ‘kontroll të planifikuar mjekësor’

Më: 29 mars 2023 Në ora: 17:41
Papa Franqesku

Papa Françesku duket të jetë shtrirë në një spital në Romë sot gjatë të mërkurës.

Në një njoftim nga Vatikani, thuhet se Papa Françesku, bëri kontrolle mjekësore të planifikuara kohë më parë, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

”Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli (Spitali) që prej pasdites së sotme për disa kontrolle të planifikuara më parë”, shkroi zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni në një deklaratë.

Papa, i cili në fillim të këtij muaji shënoi 10 vjet si kreu i Kishës Katolike, ishte shfaqur më herët me humor të mirë në audiencën e tij të përjavshme në Vatikan, duke buzëqeshur ndërsa përshëndeti besimtarët nga “popemobile” i tij.

Megjithatë, ai u pa i rënduar, teksa u ndihmua të hipte në automjet.

Papa Françesku vuan nga dhimbjet kronike të gjurit që e kanë detyruar të mbështetet në një karrige me rrota muajt e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat