Alarm i rremë për bombë në parlamentin e Hagës

Evropë

Alarm i rremë për bombë në parlamentin e Hagës

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Një alarm për bombë është dhënë të enjten në Hagë.

Ndërtesa e parlamentit holandez u evakuua për pak kohë, pas një alarmi që doli të ishte i rremë.

Policia holandeze, ka bërë të ditur se një ekip piroteknikësh po hetonin një “situatë të dyshimtë” në godinën ku ndodhet parlamenti kombëtar në Hagë, raporton Reuters.

Politikani Geert Wilders tha se ndërtesa u evakuua pasi një bombë e rreme u dërgua në parlament.

“Një paketë me një arush pelushi dhe tela drejtuar në mua u dorëzua në dhomën e postës së parlamentit”, tha Wilders në një postim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat