Pas Francës edhe Holanda i hap rrugën eutanazisë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme

Evropë

Pas Francës edhe Holanda i hap rrugën eutanazisë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme

Më: 14 prill 2023 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Qeveria holandeze i ka hapur rrugën eutanazisë për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme, të cilët nuk kanë mundësi për trajtim.

Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers, u tha parlamentarëve se donte të rishikonte protokollin, i vlefshëm deri tani vetëm për të sapolindurit, për të mbuluar edhe fëmijët e moshës nën 12 vjeç të cilët vuajnë në mënyrë të padurueshme dhe për të cilët opsionet e kujdesit paliativ nuk janë të mjaftueshme.

Jam i kënaqur që, pas konsultimeve intensive me të gjitha palët e përfshira, kemi arritur një zgjidhje që do t’i ndihmojë këta fëmijë të sëmurë, prindërit e tyre dhe gjithashtu mjekët. Eutanazia do të jetë e mundur vetëm kur është e vetmja mundësi për t’i dhënë fund vuajtjeve të një fëmije. Po flasim për fëmijë që janë aq të sëmurë sa vdekja është e pashmangshme dhe ata pritet të vdesin së shpejti”, deklaroi Kuipers.

Eutanzaia ose e njohur ndryshe si vdekja e asistuar është e ligjshme në pak vende të botës. Së fundmi u miratua në Francë, pas një sondazhi, ku shumica e popullsisë ishin pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat