Turqia konfirmon zyrtarisht bilancin tragjik, ja sa viktima u regjistruan nga tërmeti shkatërrimtar

Evropë

Turqia konfirmon zyrtarisht bilancin tragjik, ja sa viktima u regjistruan nga tërmeti shkatërrimtar

Më: 23 prill 2023 Në ora: 08:01
Pasojat nga tërmeti në Turqi

50 782 humbën jetën si pasojë e tërmeteve shkatërrimtare në Turqi. Ky bilanc është bërë i ditur zyrtarisht nga autoritetet turke.

“Mes tyre ishin rreth 7 300 shtetas të huaj”, tha ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu për transmetuesin “CNN Türk”. Më 6 shkurt, dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.

Tërmetet shkaktuan vdekjen e mbi 57 000 personave në të dy vendet dhe më shumë se 2 milionë të tjerë mbetën të pastrehë, vetëm në Turqi.

Javën e kaluar, një stuhi në rajonin e prekur nga tërmeti, në Kahramanmaras dëmtoi tendat që strehonin të mbijetuarit, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe duke plagosur të paktën 50 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat