Alarm i kuq në Emilia Romagna dhe Bologna/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në Itali, ja çfarë pritet të ndodhë të martën

Evropë

Alarm i kuq në Emilia Romagna dhe Bologna/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në Itali, ja çfarë pritet të ndodhë të martën

Më: 18 maj 2023 Në ora: 09:21
Itali

Alarm i kuq është ngritur në disa zona në Itali, të cilat prej disa ditësh janë përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje masive.

Deri më tani raportohen për 9 viktima dhe 13 mijë banorë të evakuuar. Ndërkohë, masat si pezullimi i mësimit dhe udhëtimet me metro dhe lundrimet detare vazhdojnë të mbeten në fuqi me urdhër të autoriteteve deri në përmirësimin e akushteve atmosferike, shkruajnë mediat italiane.

Të martën e ardhshme do të mblidhet Këshilli i Ministrave për të trajtuar çështjet e emergjencës së motit të keq. Kryeministrja Giorgia Meloni ka siguruar gatishmërinë maksimale për të ndihmuar zonat e prekura.

 Instrumenti, siç parashikohej nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, i cili mbërriti në Bolonjë për t'u takuar me Mbrojtjen Civile që po koordinonte përpjekjet e ndihmës, mund të ishte ai i një dekreti ligji. Ndalohen edhe detyrimet tatimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat