Pas përmbytjeve katastrofike, Italia goditet nga dy tërmete

Evropë

Pas përmbytjeve katastrofike, Italia goditet nga dy tërmete

Më: 18 maj 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Pas përmbytjeve që kanë shkaktuar 9 viktima, Itali është goditur mëngjesin e sotëm edhe nga 2 tërmete. Lëkundjet e para me magnitudë 3.6 janë regjistruar në orën 00:17 të mëngjesit në verilindje të Siçilisë, në provincën e Katanias.

Lëkundjet e dyta me magnitudë 3.2 janë regjistruar në orën 03:22 në verilindje të Siçilisë.

Sipas sondazheve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti kishte një hipoqendër në një thellësi prej 37 kilometrash dhe një epiqendër 8 km nga Maniace (Catania) dhe 9 nga Floresta (Messina).

Aktualisht nuk ka raportime për dëme në persona apo pronë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat