Zgjedhje në Greqi, 9.8 milionë grekë pritet t’i drejtohen sot kutive të votimit

Evropë

Zgjedhje në Greqi, 9.8 milionë grekë pritet t’i drejtohen sot kutive të votimit

Më: 21 maj 2023 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

9.810.040 grekë pritet t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri.

Ministria e Brendshme greke deklaroi se procesi i votimit nisi me diasporën, ku 16827 grekë që jetojnë jashtë vendit dhe që kishin shprehur dëshirën të votojnë, iu drejtuan kutive të votimit në ambasada, shkolla dhe biznese.

Kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore të shpërndara në 35 shtete të ndryshme të botës, mbërritën gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë ku edhe do të numërohen sapo të nisë procedura e numërimit.

Për të votuar jashtë vendit ishin regjistruar 22825 grekë. Për sa i përket votave brenda vendit, Ministria e Brendshme deklaroi se janë hapur normalisht që të 21529 qendrat e votimit në të gjithë vendin. 400.000 janë votuesit që u drejtohen kutive për herë të parë. Këtë vit votojnë edhe 17-vjeçarët.

Votimi është i detyrueshëm për të gjithë personat deri në moshën 70 vjeç si dhe për ata që jetojnë jo më larg se 120.km nga banesa e tyre. Deri tani nuk ka pasur dënime ose penalitete për ata që kanë zgjedhur të mos paraqiten në votime. Autoritet u bëjnë thirrje votuesve të marrin pjese në proces për të votuar një prej 40 partive ose formacioneve politike të regjistruara.

Favorit për fitore janëe konservatorët e Qyriakos Mitsotakis,të ndjekur prej radikalëve të majtë Syriza të Aleksi Cipras, ndërsa rol të rëndësishëm në formimin e qeverise së re pritet të ketë edhe Pasok që kryesohet nga Nikos Andrulaqis.

Edhe këtë vit kandidojnë shtetas grekë me origjinë shqiptare. Ata janë 7 dhe kryesisht aderojnë në partitë e së majtës greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat