Sulm me armë zjarri në Francë, vriten tre të rinj

Evropë

Sulm me armë zjarri në Francë, vriten tre të rinj

Më: 21 maj 2023 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Tre të rinj u qëlluan për vdekje në një makinë në Marseille të Francës.

Pesë persona ndodheshin në automjet dhe sapo kishin dalë nga një lokal nate kur u qëlluan me kallashnikovë, sipas autoriteteve vendase.

Dy nga të shënjestruarit u larguan nga vendi i ngjarjes si edhe sulmuesit e paidentifikuar.

Makina që transportonte pesë të rinjtë, të gjithë rreth të 20-ave, u qëllua menjëherë pasi ata u larguan nga klubi i natës rreth orës 0500. Policia e lidh ngjarjen me tregtinë e drogës.

Kjo ngjarje e çon në 21 numrin e vrasjeve të lidhura me drogën në Marseille deri më tani këtë vit, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Mediat franceze raportojnë se të pesë personat janë persona të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është mjaft i përhapur.

Hetuesit i thanë mediave franceze se të pestët ishin të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është i përhapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat