Greqi: Nea Demokratia fiton zgjedhjet parlamentare

Evropë

Greqi: Nea Demokratia fiton zgjedhjet parlamentare

Më: 22 maj 2023 Në ora: 08:22
Aleksis Tsipras, kryetar i partisë së majtë Syriza, duke votuarFotografi: Michael Varaklas/AP/picture alliance

Partia konservatore Nea Dimokratia e udhëhequr nga Kyriakos Micotaqis kryeson qartë në zgjedhjet parlamentare në Greqi. Pas saj vjen partia e majtë Syriza e drejtuar nga ish-kryeministri Alexis Tsipras.

Partia Demokracia e Re renditet e para në zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41 për qind të votave. Partia e majtë Syriza rreth 20 për qind , kurse partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12 përqind të mirë. Pragun prej tre për qind e kaluan edhe komunistët që fituan më shumë se gjashtë për qind të votave si dhe partia populiste e djathtë Elliniki Lysi që fitoi mbi katër për qind.

Rezultatet nga Athina konfirmojnë në thelb sondazhet e ditëve të fundit. Partia konservatore Demokracia e Re, e kryesuar nga kryetari aktual Kyriakos Micotaqis, ishte gjithmonë përpara në sondazhe, edhe pse sipas anketave konservatorët mendohej se do të kryesonin vetëm me rreth shtatë përqind ndaj partive të tjera.

A mjaftojnë votat për të krijuar qeverinë?

Sistemi i ri grek i votimit, i cili kërkon deri në 47 për qind të votave për të krijuar qeverinë, e bën të pamundur që pas këtyre votimeve të përcaktohet një fitues i qartë. Prandaj, dy kandidatëve kryesorë do t'u duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur aleatë. Përndryshe do të jetë i nevojshëm një raund i dytë një muaj më vonë. Megjithatë formimi i një koalicioni konsiderohet i vështirë për shkak të dallimeve të mëdha midis kampeve politike.

Në vitin 2012 u nevojitën dy zgjedhje të njëpasnjëshme përpara se të formohej një qeveri koalicioni midis Nea Dimokratia, Partisë Socialdemokrate Pasok dhe partisë së majtë tashmë të shpërbërë Dimar.

Image
Nikos Androulakis duke votuarFotografi: Stefanos Rapanis/REUTERS

Këtë herë partia socialdemokrate e Nikos Androulakis, Pasok-Kinal, është në dispozicion si partnere koalicioni edhe për Micotaqisin edhe për Tsipras.

Ulja e moshës së votimit

Më shumë se 9.8 milionë grekë ishin thirrur për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të së dielës (22.05) për 300 deputetët e parlamentit grek.

Mosha e votimit në Greqi është ulur për herë të parë në 17 vjeç dhe shtetasit grekë që jetojnë jashtë vendit lejohen të votojnë edhe në vendin ku banojnë.

Image
Shtetas grekë në një nga qendrat e votimit në BerlinFotografi: Dimitra Kyranoudi/DW

Përpara zgjedhjeve u arrestuan pesë vetë me dyshimin për tentativë për blerje votash. Në një nga makinat e të dyshuarve policia gjeti rreth 200 karta identiteti, pasaporta dhe një çantë me 114 zarfe me fleta votimi, pesë prej të cilave qenë mbushur me emrin e një kandidati./DW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat