Shiu ia prishi tubimin Vuçiçit, mijëra qytetarë e ‘braktisën’ para se të fliste lideri serb

Evropë

Shiu ia prishi tubimin Vuçiçit, mijëra qytetarë e ‘braktisën’ para se të fliste lideri serb

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesëmbëdhjetë minuta pas fillimit të kundër tubimit të Partisë Përparimtare Serbe, një numër i madh i qytetarëve u larguan.

Një shi i fortë filloi të bjerë në fillim të tubimit para Kuvendit të Serbisë, raporton nova.rs.

Mbështetësit e Aleksandar Vuçiçit janë kthyer me autobusë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë gjithë ditës në Beograd kanë arritur autobusë me simpatizues të Partisë Progresive Serbe, për këtë arsye qendra e gjerë e kryeqytetit serb është bllokuar.

Protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.

Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiç jep dorëheqje”.

Po ashtu, qytetarët e mbledhur kërkuan shkarkimin e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrit të Policisë, Bratislav Gashic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat