Papa Françesku: Me paqe mund të fitojmë pak, por fitojmë gjithmonë

Evropë

Papa Françesku: Me paqe mund të fitojmë pak, por fitojmë gjithmonë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 09:47
Papa Franqesku

Papa Françesku shkoi të shtunën në studion e “Saxa Rubra” të radio televizionit publik italian Rai në Romë, ku dha një intervistë për një program me përmbajtje fetare. Është hera e parë që një Papë viziton ambientet qendrore të televizionit publik italian.

“Në paqe mund të fitojmë pak, por fitojmë gjithmonë. Me luftë njeriu humbet gjithçka”, tha Françesku gjatë intervistës, duke iu referuar edhe luftës në Ukrainë.

Intervista fillimisht ishte menduar të bëhej më 29 mars, por u shty për shkak të shtrimi në spital, me simptoma të bronkitit akut.

Siç theksojnë mediat italiane, Papa zgjodhi programin specifik të kanalit televiziv Rai Uno, pasi konsiderohet se me punën e tij kontribuon në përhapjen e një qasjeje solidariteti dhe njerëzore ndaj problemeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat