Vdes 1 vjeçarja pasi u harrua në veturë

Evropë

Vdes 1 vjeçarja pasi u harrua në veturë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vajzë 1-vjeçare është gjetur e pajetë në një makinë në zonën Cecchignola, në jug të Romës. 
Sipas mediave italiane, babai, i cili është punonjës policie, ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë dhe ka marrë me vete fëmijën për ta çuar në kopësht.

Bashkëshortja e tij duhej ta merrte vajzën në mesditë, por kur ajo mbërriti në dyert e çerdhes, edukatoret i shpjeguan se vajza nuk kishte qenë aty gjatë ditës.
E frikësuar, ka vepruar drejt saj dhe me ndihmën e një kalimtari kanë thyer xhamin duke nxjerrë fëmijën, por ishte tepër vonë. Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e 1-vjeçares. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat