LIVE: Ukraina hedh në erë tankun rus - Një traktat i Luftës së Ftohtë po zbërthehet; Franca e paralajmëron Iranin!

Bota

LIVE: Ukraina hedh në erë tankun rus - Një traktat i Luftës së Ftohtë po zbërthehet; Franca e paralajmëron Iranin!

Nga: Bota sot Më: 10 qershor 2023 Në ora: 06:40 Përditësuar në ora: 20:56 më 10.06.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Ky është momenti kur tanku rus hidhet në ajër nga raketa ukrainase Stugna-P pranë Vuhledarit.

Pamjet e shkatërrimit të këtij tanku u publikuan nga Brigada e 72-të e Mekanizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Pasi që tanku i rusëve goditet nga raketa ukrainase pason një shpërthim i madh, siç shihet në video.

Nuk dihet se kur janë kapur pamjet.

Ushtria e Ukrainës thuhet se ka filluar kundërofensivën e saj të shumëpritur, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

​Mbi 1000 fëmijë të plagosur, 487 të vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Mbi 1 000 fëmijë janë plagosur dhe 487 të tjerë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

“Që nga mëngjesi i 10 qershorit 2023, gjithsej 1 501 fëmijë u goditën në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur në shkallë të gjerë të nisur nga Federata Ruse”, thuhet në raport.

Sipas raportit zyrtar të prokurorëve për të miturit, 487 fëmijë u vranë.

Derisa, 1 014 të tjerë u plagosën”, thuhet në njoftim.

Presidenti Xi informoi për misionin e paqes afrikane në Ukrainë dhe Rusi

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka informuar homologun kinez Xi Jinping për një mision të ardhshëm të liderëve afrikanë në Rusi dhe Ukrainë për të provuar dhe ndërmjetësuar paqen, ka thënë Pretoria, përcjell Bota sot.

Ramaphosa njoftoi muajin e kaluar se Putin dhe Zelenskyy kishin rënë dakord të prisnin një delegacion afrikan prej gjashtë anëtarësh, që pritet të vizitojë këtë muaj.

Ramaphosa "ka informuar" Xi, tha presidenca e Afrikës së Jugut në një deklaratë. Delegacioni do të grupojë presidentët e Republikës së Kongos, Egjiptit, Senegalit, Afrikës së Jugut, Ugandës dhe Zambisë.

Zyra e tij nuk specifikoi se kur ai foli me Xi, por tha se udhëheqësi kinez "përgëzoi iniciativën e kontinentit afrikan dhe pranoi ndikimin që konflikti ka pasur në jetët e njerëzve dhe në sigurinë ushqimore në Afrikë".

Franca paralajmëron Iranin për dërgesat me drone në Rusi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar homologun iranian Ebrahim Raisi për pasojat e dërgimit të dronëve në Rusi, ka thënë zyra e Macron, përcjell Bota sot.

Macron në një telefonatë nënvizoi "pasojat serioze të sigurisë dhe humanitare" të dërgesave të dronëve të Iranit "dhe i kërkoi Teheranit të përfundojë menjëherë mbështetjen që i jep kështu luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës", tha Elysee.

Ai shprehu gjithashtu shqetësime për trajektoren e programit bërthamor iranian, thuhet në deklaratë.

Një traktat i Luftës së Ftohtë po zbërthehet, por a mund të shpëtohet?

Traktatet luftohen shumë dhe shpesh duhen vite për t'u negociuar.

Ato janë krijuar për të ruajtur paqen dhe për të parandaluar që vendet rivale të shkojnë në luftë.

Traktati mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë, i nënshkruar në vitin 1990 – kah fundi i Luftës së Ftohtë – nga Shtetet e Bashkuara, anëtarët e tjerë të NATO-s, ish-Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij të Evropës Qendrore dhe Lindore, u arrit për të parandaluar ngritjen ushtarake në kufijtë midis blloqeve, përcjell Bota sot.

Por vitet e fundit, zgjerimi i NATO-s drejt lindjes dhe interesat e sigurisë së Rusisë e kanë lënë atë marrëveshje të pakuptimtë.

Zelensky thotë se ka filluar kundërsulmi ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën, më 10 qershor, se një kundërsulm ndaj forcave ruse është tashmë duke u zhvilluar por nuk pranoi të jepte ndonjë detaj.

"Veprimet kundërsulmuese dhe mbrojtëse po zhvillohen në Ukrainë: në të cilën fazë nuk do të flas në detaje", tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Një gazetar i kërkoi Zelenskit të komentonte pasi presidenti rus, Vladimir Putin, pretendoi se kundërofensiva e shumëpritur e Kievit tashmë po dështonte.

"Është interesante se çfarë tha Putin për kundërsulmin tonë. Është e rëndësishme që Rusia ta ndiejë gjithmonë këtë: se nuk ka shumë kohë, për mendimin tim", tha Zelensky.

Ai shtoi se ishte në kontakt të përditshëm me komandantët ushtarakë, duke përfshirë shefin e forcave të armatosura, Valery Zaluzhny, dhe "të gjithë janë pozitiv tani -- thuaja këtë Putinit", u shpreh Zelensky.

Pushtimi rus i Ukrainës filloi në shkurt të vitit 2022 kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi forcat ushtarake ruse që të niseshin drejt Ukrainës.

Që nga ajo koha Ukraina është duke u përballur me pushtimin rus dhe prej javësh është duke u folur për mundësinë e një kundërsulmi të forcave ukrainase./REL

Tri synimet e para të ukrainasve përmes kundërsulmeve

Sipas analistit të mbrojtjes dhe sigurisë, britaniku Michael Clarke, momentalisht ukrainasit kanë tre synime kryesore që po i realizojnë me kundërsulme ndaj rusëve.

Orikhiv, veriu dhe jugu i Bakhmutit dhe Velyka Novosilka, afër Vuhledarit, Ukraina po mundohet t’i rikthejë nën kontrollin e saj, raporton skynews.

“Më interesante është në Orikhiv… një betejë e madhe ka ndodhur atje”, tha profesori Clarke, duke shtuar se ukrainasit kanë humbur në mënyrë të pashmangshme disa tanke perëndimore.

Duket sikur ata po përpiqen të marrin një rrugë “ambicioze dhe të rrezikshme” në jug, drejt “mbrojtjes së fortè” të Rusisë në Tokmak dhe në Melitopol.

Analisti tha se Ukraina po synon “mbrojtjen më të fortë ruse”, për të ndarë urën e saj tokësore në gjysmë dhe për të izoluar forcat armike në perëndim.

Kjo do ta vendoste “Krimenë në rrezik” dhe do t’i lejonte ukrainasit të bombardonin forcat ruse që gjenden në gadishull.

“Kjo është gjëja më ambicioze dhe më e rrezikshme që ata mund të provojnë. Ne ende nuk e dimë nëse ata me të vërtetë po shkojnë drejt kësaj”, tha Clarke.

Ata e kanë detyruar Rusinë të dërgojë forca shtesë në zonë, duke u dhënë ukrainasve informacione të rëndësishme rreth përballjes.

“Kjo mund të mos jetë shtytja kryesore, por ata sigurisht po i bindin rusët se e kanë seriozisht për Orikhivin”, tha analisti.

“Ata mund të shohin se si reagojnë rusët përpara se të vendosin se ku do t’i vendosin realisht trupat e tyre”, pohoi ai.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se ka nisur kundërsulmi i Ukrainës.

Rusia kritikon Islandën për ‘shkatërrim’ raportesh dypalëshe

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë "shkatërron" bashkëpunimin dypalësh.

Islanda tha të premten se aktivitetet do të pezullohen nga 1 gushti për shkak të një niveli "të ulët" të marrëdhënieve tregtare, kulturore dhe politike midis vendeve, duke shtuar se i kishte kërkuar Rusisë të zvogëlonte aktivitetet e saj diplomatike në kryeqytetin islandez, Reikjavik.

“Vendimi i marrë nga autoritetet islandeze për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë shkatërron të gjithë gamën e bashkëpunimit ruso-islandez”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

"Ne do ta marrim parasysh këtë vendim jomiqësor kur ndërtojmë lidhjet tona me Islandën në të ardhmen. Të gjitha veprimet anti-ruse të Reikjavikut do të pasohen në mënyrë të pashmangshme nga një reagim përkatës," thuhet më tej në deklaratë.

Kur shpalli vendimin e saj, Islanda, tha se marrëdhëniet diplomatike nuk ishin ndërprerë dhe se ambasada do të rihapet sapo të normalizohen marrëdhëniet./REL

Lufta në Ukrainë, kancelari Scholz: Shumë shpejt mund të komunikoj me presidentin Putin

Kancelari gjerman Olaf Scholz  ka theksuar se shumë shpejt mund të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Mediat e huaja shkruajnë se Scholz ka konfirmuar se kishte folur me Putinin menjëherë pasi presidenti rus urdhëroi një pushtim ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

 “Unë planifikoj të flas përsëri me të së shpejti,” është shprehur ai duke folur në Kongresin e 38-të të Protestantizmit Gjerman.

Një parakusht për një “paqe të drejtë” është që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina, shtoi kancelari gjermane.

 “Kjo është ajo që duhet kuptuar”.

Kancelari gjerman kishte përshkruar më herët parimet e qëndrimit të Berlinit ndaj luftës në Ukrainë , duke vënë në dukje se përshkallëzimi i armiqësive duhet të parandalohet.

Vladimir Putin takohet me Lukashenkon në Rusi, zbardhen diskutimet

Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Aleksandër Lukashenko, janë takuar në Soçi të Rusisë.

Lukashenko e kishte planifikuar më parë takimin, duke shpjeguar se do t’i ofronte presidentit rus një plan zhvillimi për gjendjen e bashkimit midis Moskës dhe Minskut, për ta bërë unionin imun ndaj presionit të jashtëm.

Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, do të fillojë pas 7 ose 8 korrikut, kur pritet të përfundojnë punimet e ndërtimit në instalimet e nevojshme.

Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat