Policia dhe zjarrfikësit grekë lokalizuan një qen në një shtëpi të rrezikuar nga zjarri në zonën e Pentelit.
Ata arritën ta shpëtonin, pavarësisht se qeni ishte krejtësisht i hutuar nga situata e mbytjes.
Ata e joshën me një shishe ujë dhe arritën ta nxirrnin nga shtëpia dhe ta çonin në një vend të sigurt ku e morën vullnetarë për mbrojtjen e kafshëve.
Ndryshe, mbi 560 zjarrfikës, të mbështetur nga vullnetarë, 17 aeroplanë me bomba uji dhe 15 helikopterë po luftojnë një zjarr të madh pyjor që shpërtheu pardje pranë Varnavas, 35 km në veri të Athinës.
Zjarri u përhap drejt jugut dhe u dogj në disa fronte, duke përfshirë fshatin Gramatiko, qytetin antik të Marathonit, komunën bregdetare të Nea Makri dhe malin Penteli në veri të Athinës.
Erërat e forta ndryshojnë vazhdimisht drejtimin e flakëve. Të paktën 11 qytete dhe fshatra u evakuuan.