-Baza detare Haakonsvern në Bergen, kampi ushtarak Rena në Østerdalen, aeroporti dhe instalimet ushtarake në Rygge, Østfold, (aty ku forcat ushtarake amerikane kanë në shfrytëzim këtë bazë të rëndësishme tash së fundmi) si dhe një numër objektivash të tjerë.
Kjo është raportuar nga Financial Times, e cila kishte qasje në dokumentet e klasifikuara ushtarake ruse që nga periudha e vitit 2008 deri në 2014.
Hartat në dokumente, të cilat thuhet se janë bërë për hir të prezantimit, tregojnë 32 objektiva të NATO-s për Flotën Veriore të Rusisë dhe Flotën Balltike në Evropën Perëndimore. Ato mendohet të piketojnë, baza ushtarake, infrastrukturë kritike dhe fabrika që prodhojnë materiale mbrojtëse ushtarake!
Ky është sundimi i Putinit, kjo është strategjia tinzare e elaboruar nëpër kohë….!
Objektivat e flotës balltike të Rusisë thuhet se kanë qenë kryesisht objektiva ushtarake ndaj Norvegjisë dhe Gjermanisë. Kurse për Flotën Veriore duhet të kenë qenë objektivat ndaj industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë fabrikat dhe kantieret detare.
- Noshta kjo është një pjesëz vogël e qindra, nëse jo mijëra të objektivave ushtarake të Europës të cilat si duket paskan qenë në llupën e Rusisë, thotë William Alberque, ish-zyrtar i NATO-s, për gazetën britanike.
Dokumentet e referuara nga Financial Times thuhet se janë përfshirë në një prezantim para oficerëve rusë. Ato tregojnë se si Rusia planifikoi një konflikt me Perëndimin, vendet fqine por edhe më larg vendeve fqinje….) kinse si përgjithësim ndaj aleatëve!
-Dihet se të gjitha forcat ushtarake që kanë raketa, përfshirë edhe Norvegjinë, ato e kenë një listë të paracaktuar objektivash me planifikime dhe mirëmbajtje, kjo është normale, thotë për Aftenposten Fabian Hoffmann, specialist në politikën dhe strategjinë e armëve bërthamore në Universitetin e Oslos.
Prandaj, pas pushtimit të Ukrainës nga regjimi i Kremlinit, Finlanda dhe Suedia janë bërë anëtarë të NATO-s dhe Perëndimi ka filluar të armatoset.
Unë, do të habitesha nëse pikërisht ky plan tinzar do të ekzistonte siç është tani, thotë Hoffmann.