Djali i parë i Putinit, Ivan, ka lindur në vitin 2015, ndërsa Vladimiri në vitin 2019. Madje gazetarët thonë se kanë edhe foto të tyre, por për arsye etike nuk po i bëjnë publike.
Fëmijët jetojnë me dokumente të ndryshuara, udhëtojnë me avionë privatë dhe jahte të lidhura me Putinin, nën mbrojtjen e Shërbimit Federal të Mbrojtjes.
Ata nuk shfaqen në publik dhe jetojnë në rezidenca presidenciale, sipas hetimit, ndërsa thuhet se personi që ka bërë publik këtë fakt punon në rezidencën e Putinit.
“Ai i sheh shumë shpesh fëmijët e presidentit, megjithëse nuk flet çdo ditë me ta dhe ka pranuar të flasë në kushte anonimiteti”, thuhet në hetim.
Studiuesi i Frontit Anti-Korrupsion, i themeluar nga Alexei Navalny, Georgy Alburov konfirmoi informacionin e dosjes, duke shkruar se ai vetë kishte kryer një hetim të ngjashëm, por nuk e kishte publikuar atë.
Gazetarët kishin shkruar më parë se Putin dhe Kabaeva kanë fëmijë.
Në veçanti, gazeta zvicerane SonntagsZeitung pretendoi në një artikull se Putin kishte dy djem të lindur në 2015 dhe 2019, njëri prej të cilëve lindi në Zvicër.
Ai gjithashtu shkroi se Kabaeva lindi fëmijën e dytë në Moskë, nën mbikëqyrjen e një mjeku zviceran.
Sipas hulumtimit, Ivan dhe Vladimir jetojnë në rezidencat e Putinit, konkretisht në Valdai u krijua një shkollë enkas për ta.