Personeli i poliklinikës Foggie në Itali janë sulmuar dhe lënduar nga familjarët e 23-vjeçares, e cila ndërroi jetë gjatë intervenimit kirurgjik.
Vajza e re nga Cerignola ishte përfshirë në një aksident trafiku dhe me urgjencë ishte dërguar për trajtim.
Pasi që mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën gjatë intervenimit kirurgjik, rreth 50 persona u futën në spital dhe 20 prej tyre u përleshën fizikisht me kirurgët, anesteziologun dhe personelin tjetër të klinikës.
Madje një kirurg është lënduar rëndë nga grushtat dhe shqelmat e marrë nga familjarët e të ndjerës, kurse një mjeke pati frakturë në dorë dhe pjesë tjera të trupit.
E mjekët tjerë janë mbyllur në një dhomë derisa policia italiane arriti në vendin e ngjarjes.
Madje ata kishin vështirësi ta vënë situatën nën kontroll, kurse kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për të zbuluar identitetin e agresorëve.