Medvedev kërcënon të shkatërrojë Kievin

Evropë

Medvedev kërcënon të shkatërrojë Kievin

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 10:35
Dmitry Medvedev

Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të vendit, tha sot se Rusia mund të shkatërrojë kryeqytetin ukrainas Kiev me armë jo bërthamore në përgjigje të përdorimit të raketave perëndimore me rreze të gjatë veprimi nga ana e Ukrainës.

Medvedev tha se Moska tashmë zyrtarisht ka arsye për të përdorur armë bërthamore pas pushtimit të Ukrainës në rajonin rus të Kursk.

Ai thotë se në vend të kësaj mund të përdorë disa nga teknologjitë e saj të reja të armëve për të shkatërruar plotësisht Kievin.

Kujtojmë, se lufta po vazhdon akoma në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat