Objektin civil e kishin shndërruar në qendër komanduese, ukrainasit sulmojnë rusët – shembet ndërtesa pesëkatëshe

Evropë

Objektin civil e kishin shndërruar në qendër komanduese, ukrainasit sulmojnë rusët – shembet ndërtesa pesëkatëshe

Më: 13 janar 2025 Në ora: 18:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat ukrainase kanë kryer me sukses edhe një sulm tjetër ndaj forcave ruse në Novohrodivka të rajonit Donetsk.

Në një video të filmuar nga ajri me dron, shihet një sulm preciz i ukrainase në qendrën komanduese ruse, që ishte stacionuar në një objekt që dikur ishte ndërtesë kolektive dhe banohej nga civilët.

Nga shpërthimi i fuqishëm, e tërë ndërtesa pesëkatëshe shembet dhe re të mëdha tymi ngritën në ajër.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, kurse mediat ruse deri më tani nuk janë deklaruar fare për këtë sulm.

Kjo nuk është hera e parë që rusët përdorin objektet civile për t’i shndërruar në qendra komanduese, dhe shpesh përdor civilët ukrainas si mburojë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat