Presidenti i KE, Costa: BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut!

Evropë

Presidenti i KE, Costa: BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut!

Më: 16 mars 2025 Në ora: 12:06
Antonio Costa

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për humbjen e shumë jetëve nga zjarri në Koçan, të plagosurve dhe disa personave të humbur.

Me anë të postimit, Presidenti Costa tregon mbështetjen e BE-së ndaj popullit maqedonas.

“Zemërthyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan. Mendimet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie.

BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi”, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat