​Polonia dhe tri shtetet baltike vendosin të përdorin përsëri mina tokësore

Evropë

​Polonia dhe tri shtetet baltike vendosin të përdorin përsëri mina tokësore

Më: 18 mars 2025 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania do të braktisin konventën ndërkombëtare që ndalon minat tokësore ushtarake, duke cituar nevojën për të forcuar mbrojtjen në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës.

Pozita u bë publike sot pas një takimi mes ministrave të mbrojtjes të Polonisë dhe tre shteteve baltike, shkruan LUSA.

Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia, shtete që kufizohen me Rusinë, mendojnë se që pas ratifikimit të Konventës për Ndalesën e Minave Anti-Personale (Konventa e Otavës), situata e sigurisë në rajon është përkeqësuar.

"Me këtë vendim, ne po dërgojmë një mesazh të qartë: vendet tona janë të gatshme dhe të afta të përdorin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur territoret tona dhe lirinë tonë", thanë ministrat e mbrojtjes në një deklaratë të përbashkët.

Ministrat e mbrojtjes deklaruan se, duke pasur parasysh mjedisin e pasigurt, të shënuar nga agresioni rus dhe kërcënimi i vazhdueshëm ndaj "komunitetit Euro-Atlantik", është e nevojshme të vlerësohen të gjitha masat që synojnë forcimin e mundësive të frikësimit dhe mbrojtjes.

Pavarësisht nga vendimi, katër shtetet thanë se janë të angazhuara për ligjin ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë mbrojtjen e civilëve gjatë konfliktit të armatosur.

Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Lituanisë tha në Varshavë se Finlanda, e cila gjithashtu kufizohet me Rusinë, mund të vendosë gjithashtu të dalë nga Konventa e Otavës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat