Kremlini: Bisedimet për Detin e Zi ishin sugjerimi i Trump

Evropë

Kremlini: Bisedimet për Detin e Zi ishin sugjerimi i Trump

Më: 24 mars 2025 Në ora: 15:37
Dmitry Peskov

Siguria e transportit detar në Detin e Zi është fokusi i bisedimeve mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite sot, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai u shpreh se këto bisedime ishin sugjerim i presidentit amerikan, Donald Trump, raporton BBC.

“Ky ishte sugjerimi i Presidentit Trump dhe Presidenti Putin ra dakord me të”, tha Peskov.

Ai shtoi se Rusia dhe SHBA ishin “të gatshme për të ecur në rrugën e zgjidhjes paqësore” në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat