Mediumi boshnjak jep detaje se si u “arratis” Dodik nga Bosnja

Evropë

Mediumi boshnjak jep detaje se si u “arratis” Dodik nga Bosnja

Më: 25 mars 2025 Në ora: 17:14
Millorad Dodik

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, është larguar nga shteti.

Mediumi boshnjak ‘Oslobodjenje‘ me burime ka treguar se si iu është bërë e mundur Dodikut largimi nga shteti.

Sipas mediumit, një kolonë prej pesë automjetesh të pashënuara nën rotacion ka kaluar mbrëmë rreth orës 18:30 në vendkalimin kufitar të Raçës në Bosnje.

Kolonën e automjeteve s’e ka ndalur askush dhe rampa, e cila normalisht ishte ulur, është ngritur. Kolona ka kaluar në këtë pikë kufitare pa pengesa.

Besohet se në një nga vetura në kolonë gjithashtu ishte edhe Dodiku.

Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.

Dodik me një delegacion zbarkoi të martën në aeroportin Ben Gurion në Tel-Aviv të Izraelit. Ai shkoi në Izrael për konferencën kundër antisemitizmit, që pritet të mbahet më 26 dhe 27 mars në Jerusalem.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat