Zelensky takohet përsëri me Starmer, diskuton rreth bisedimeve me Trump

Evropë

Zelensky takohet përsëri me Starmer, diskuton rreth bisedimeve me Trump

Më: 26 prill 2025 Në ora: 16:31
Keir Starmer dhe Zelensky

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer u pa duke qëndruar me Zelensky, Donald Trump dhe Emmanuel Macron të Francës brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, disa minuta para se të fillonte funerali i Papës.

Trump dhe Zelensky u filmuan nga punonjësi i Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, duke ecur së bashku drejt disa karrigeve, të shoqëruar nga zyrtarë të Vatikanit. Macron u bashkua shkurtimisht me ta përpara se dyshja të uleshin.

Pasi skuadra e Trump u nis drejt për në aeroport, Zelensky më pas takoi Macron dhe Starmer përsëri – veçmas. Teksa ecte me Starmer, ai u pyet nga një gazetar ukrainas se si kishin shkuar bisedimet me Trump.

“Në të vërtetë ne patëm një takim produktiv. Nuk dua të hyj në shumë detaje nëse është e mundur sepse ato janë pyetje shumë të ndjeshme, natyrisht, tërësisht mbi mënyrën se si të afrohet paqja,” tha ai.

Ata kishin diskutuar gjithashtu takimet e fundit që përfshinin zyrtarë evropianë dhe ukrainas në Paris dhe Londër: “Dhe ne duam të vazhdojmë takime të tilla për të sjellë paqen në Ukrainë,-u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat