Agresioni rus, Macron: Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte!

Evropë

Agresioni rus, Macron: Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte!

Më: 26 prill 2025 Në ora: 17:50
Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se ka pasur një bisedë “shumë pozitive” me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, se Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte dhe se i ashtuquajturi “Koalicioni i të Vullnetit” nën Francën dhe Britaninë do të vazhdojë të punojë për të arritur këtë, por edhe për një paqe të qëndrueshme.

“Përfundimi i luftës në Ukrainë. Ky është qëllimi ynë i përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, shkroi Macron në një postim në platformën X.

“Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte. Presidenti Zelensky ma përsëriti këtë sot.

Ai do të donte të punonte me amerikanët dhe evropianët për ta bërë të mundur këtë”, shtoi më tej Macron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat