Këpucët e përdorura të Papa Françeskut, detaji i thjeshtësisë në ceremoninë mortore

Evropë

Këpucët e përdorura të Papa Françeskut, detaji i thjeshtësisë në ceremoninë mortore

Më: 26 prill 2025 Në ora: 19:36
Këpucët e Papa Françeskut

Papa Françesku i cili e donte thjeshtësinë, do të qëndroje i tillë edhe në banesën e tij të fundit në tokë. Papa i cili kërkoi të varrosej në rreshtin e bazilikës së ‘Shën Maria e Madhe’, u vesh me një mantel të krijuar nga Filippo Sorcinelli, stilisti dhe artisti italian, rrobaqepës i papëve.

Por një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen në veshjen e tij mortore. 

Papa Françesku do të varroset i veshur me të njëjtat këpucë të zeza të thjeshta dhe të veshura që ka mbajtur prej vitesh në të gjitha daljet e tij publike.

Një palë këpucë modeste të konsumuara, në vend të pantoflave tradicionale papale, simbol i pushtetit. Një gjest i fundit në përputhje me stilin e matur dhe të përulur që ka karakterizuar Papën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat