Funerali i Papa Françeskut, policia arreston katër persona

Evropë

Funerali i Papa Françeskut, policia arreston katër persona

Më: 26 prill 2025 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Gjatë funeralit të Papa Françeskut që u ndoq nga qindra mijëra njerëz, autoritetet njoftuan se katër persona u arrestuan nga policia nën dyshimin për grabitje. Policia tha se ndonëse shumica e njerëzve kishin ardhur për arsyet e duhura, jo të gjithë ishin aty për të nderuar ndarjen e një figure të rëndësishme.

Në këtë ceremoni solemne, morën pjesë gjithsej 249 delegacione nga e gjithë bota, përfshirë presidentë, krerë shtetesh, anëtarë të familjeve mbretërore dhe përfaqësues fetarë.

Shefi i policisë së Romës, Lamberto Giannini, theksoi se ky ishte një numër shumë më i lartë delegacionesh krahasuar me funeralin e Gjon Palit II në vitin 2005, kur ishin regjistruar vetëm 169 delegacione.

Pavarësisht nga numri i madh të delegacioneve të larta, autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë ngjarjeve të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat