Rojat kufitare ukrainase kanë arritur të çlirojnë tre ushtarë ukrainas nga rusët që i kishin zënë rob – duke përdorur dronët që hidhnin bomba me precizitet.
Pamjet e shpërndara në Telegram, mbajnë mbishkrimin “operacioni unik, operatorët e dronëve çlirojnë ushtarët ukrainas nga robëria”.
Operatorët ukrainas të donrëve kishin lokalizuar një grup ushtarësh rusë që po shoqëronin tre ushtarë ukrainas që ishin zënë rob.
Një ushtar rus u printe derisa prapa tij ecnin tre të burgosur ukrainas, dhe në fund dy ushtarë rusë nën kërcënimin e armëve ishin të fundit.
Ukrainasit shiheshin me duart e ngritura lartë dhe në një moment i mbanin prapa kokës. Pasi e kuptuan operatorët për çfarë bëhej fjalë kërkuan leje për veprim.
Nga droni binin bomba – duke sulmuar ushtarin e parë rus që rrëzohet në tokë – me gjasë u plagosur mbetet.
Shpërthimet tjera bëjnë që dy ushtarët e tjerë rusë të shpërndahen në pozicione të ndryshme.
E tre ushtarët ukrainas ndjekin dronin që i drejton në zonën më të sigurtë ku ishin të pozicionuara trupat ukrainase.