​Zelensky: Armëpushimi i Putinit një përpjekje për manipulim

Evropë

​Zelensky: Armëpushimi i Putinit një përpjekje për manipulim

Më: 28 prill 2025 Në ora: 22:23
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quan propozimin e Putinit për armëpushim "një përpjekje për manipulim".

Arsyeja është se "të gjithë duhet të presin deri më 8 maj dhe vetëm atëherë" do të ketë një "armëpushim për të siguruar heshtje" gjatë paradës së 9 majit në Sheshin e Kuq të Moskës, tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Zelenskyy e quajti përpjekje për manipulim duke mos dhënë detaje tjera.

Kujtojmë se lufta ka kohë që ka filluar dhe nuk ka sinjale që do të ndalet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat