Kryeministrja Meloni zhvillon një bisedë telefonike me Papa Leo XIV, theksohet vullneti për bashkëpunim me Vatikanin

Evropë

Kryeministrja Meloni zhvillon një bisedë telefonike me Papa Leo XIV, theksohet vullneti për bashkëpunim me Vatikanin

Më: 15 maj 2025 Në ora: 15:57
Meloni- Papa

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefonike me Papa Leo XIV.

“Italia vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Selisë së Shenjtë për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura dhe për paqen në të gjitha zonat e krizës, në të cilat armët kanë zënë vendin e dialogut dhe shkëmbimit të pikëpamjeve”, thuhet në një deklaratë të qeverisë italiane.

Meloni theksoi se vendi i saj ka vullnetin për të bashkëpunuar me Vatikanin.

Kjo, duke synuar zhvillimin etik të inteligjencës artificiale, në shërbim të njerëzimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat