Gjermania: Ekziston një gatishmëri e madhe në SHBA për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Evropë

Gjermania: Ekziston një gatishmëri e madhe në SHBA për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Më: 20 maj 2025 Në ora: 18:45
Johann Wadephul

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul ka thënë se ekziston një gatishmëri e madhe në SHBA për të marrë në konsideratë sanksione shtesë ndaj Rusisë.

Ai është shprehur se për sa kohë që presidenti rus, Vladimir Putin nuk është serioz në lidhje me negociatat, u shpreh se evropianët do të jenë të gatshëm të shtojnë  sanksionet ndaj Rusisë, raporton Sky News.

Ministri Wadephul tha gjithashtu se presin që SHBA-të të mos tolerojnë faktin që Rusia nuk vendosi një armëpushim të menjëhershëm.

“Ne e kemi bërë të qartë vazhdimisht se presim një gjë nga Rusia, një armëpushim të menjëhershëm pa parakushte”.

“Është tronditëse të shohësh që Rusia nuk e ka ndërmarrë këtë hap dhe ne do të duhet të reagojmë. Ne gjithashtu presim që aleatët tanë amerikanë të mos e tolerojnë këtë”, është shprehur tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat