Të paktën 12 të lënduar në një sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg

Evropë

Të paktën 12 të lënduar në një sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg

Më: 23 maj 2025 Në ora: 20:04
Anëtarët e shërbimeve të emergjencës në vendngjarje në stacionin kryesor të trenit në Hamburg, ku disa persona janë therur me thikë, më 23 maj.

Të paktën 12 njerëz janë lënduar në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor në qendër të Hamburgut të premten, njoftuan autoritetet.

Gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, sipas autoriteteve.

Shërbimi i zjarrfikësve në Hamburg tha se tre njerëz pësuan lëndime të rënda, dhe tre të tjerë lëndime të lehta, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

I dyshuari për sulmin u arrestua në vendngjarje, tha policia gjermane në X.

Autoritetet nuk dhanë asnjë informacion për të dyshuarin apo hollësi rreth sulmit.

Stacioni në qendër të Hamburgut, qyteti i dytë më i madh në Gjermani, është ndër më të dendurit./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat