Tragjedia në Austri, MPJD jep detaje të reja: Në mesin e viktimave është edhe 15 vjeçarja me prejardhje nga Kosova!

Evropë

Tragjedia në Austri, MPJD jep detaje të reja: Në mesin e viktimave është edhe 15 vjeçarja me prejardhje nga Kosova!

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 11:37 Përditësuar në ora: 23:01 më 10.06.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Tragjedia në Austri, MPJD jozyrtarisht konfirmon se në mesin e viktimave është edhe 15 vjeçarja me prejardhje nga Kosova

Një 15 vjeçare me prejardhje nga Kosova është në mesin e viktimave të ngjarjes tragjike në Austri.

Kjo u konfirmua jozyrtarisht edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi.

“Nga burime jozyrtare kemi mësuar se në mesin e viktimave mund të jetë edhe një e mitur me prejardhje nga Kosova, L.B. e lindur në Austri në vitin 2010. Autoritetet austriake nuk kanë publikuar ende një listë zyrtare të plotë të viktimave dhe të lënduarve, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe moshës së të përfshirëve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje në njoftimin e Ministrisë së Jashtme kosovare theksohet se nga të dhënat e deritanishme të konfirmuara nga Policia Austriake, në mesin e viktimave gjendet vetëm një shtetas i huaj me origjinë nga Polonia, viktimat e tjera janë shtetas austriakë, ndërsa shtetas nga Kosova, nuk ka as në mesin e të plagosurve.

“Sipas informacioneve zyrtare të pranuara nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) në Vjenë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë humbur jetën 10 persona, gjashtë femra dhe katër meshkuj, përfshirë edhe autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të shkollës”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente austriake lidhur me krimin e rëndë të ndodhur sot në një shkollë në qytetin Graz.

Deri më tani nga sulmi i armatosur në një shkollë të Grazit në Austri, raportohet se kanë vdekur 11 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Nëna, djali i së cilës i mbijetoi masakrës në Graz: Më telefonoi dhe më tha se mendonte se do të vdiste

Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Grazit në Austri, ku një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme ka lënë të paktën 11 persona të vdekur, përfshirë autorin e krimit. Në mesin e viktimave raportohet se është edhe një vajzë nga Kosova.

Ndërkohë, nëna e njërit prej nxënësve që ka mbijetuar masakrën në shkollën e mesme në Graz, ka rrëfyer momentin tronditës kur djali i saj i tha se ishte në mes të të shtënave.

Ajo përshkroi me dhimbje frikën dhe pasigurinë që përjetoi gjatë asaj kohe dramatike.

“Më telefonoi nga shkolla dhe më tha që po qëllonin. Mendonte se do të vdiste. Ishte shumë i trembur dhe nuk dinte çfarë të bënte. Dy orë më vonë, pas një pritjeje të gjatë dhe të tmerrshme, më njoftuan se ishte gjallë dhe i sigurt,” tha ajo me zë të dridhur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një nga shkollat më të njohura në Graz, ku një 21-vjeçar, ish-nxënës i asaj shkolle, hapi zjarr në dy klasa të ndryshme.

Pas sulmit, ai u mbyll në tualetin e shkollës, ku më vonë autoritetet gjetën trupin e tij të pajetë, duke vënë kështu edhe fundin e tragjedisë.

Sipas informacioneve zyrtare, sulmuesi kishte sjellje shqetësuese në muajt e fundit dhe nuk kishte pasur kontakte me autoritetet për të kërkuar ndihmë. Policia dhe shërbimet e emergjencës arritën shpejt në vendngjarje dhe nisën evakuimin e nxënësve dhe stafit, ndërsa spitalet e zonës pranuan pacientët e plagosur.

Në sulm u plagosën të paktën 12 persona, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetën në njësitë intensive.

Autoritetet kanë nisur hetimet për motivet e sulmit dhe po rishikojnë masat e sigurisë në shkolla për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

Sulmi ku humbi jetën edhe 15 vjeçarja nga Kosova, Austria shpall tri ditë zie

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin Graz të Austrisë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur kanë vdekur 11 persona, në mesin e të cilëve edhe një vajzë nga Kosova, konkretisht nga komuna e Vitisë.

Bëhet fjalë për 15 vjeçaren, e cila vjen nga Komuna e Vitisë.

Me këtë rast, në nderim të viktimave të kësaj ngjarje të rëndë, Austria ka shpallur tri ditë zie, raportojnë mediat austriake.

Kujtojmë se kryetari i komunes së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për familjen Behrami.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, shkroi ai në Facebook.

Theksojmë se ministri i Brendshëm i Austrisë ka konfirmuar se në mesin e viktimave që mbetën të vrarë në sulmin në një shkollë të mesme në Graz, janë gjashtë vajza dhe tre djem.

Detaje të reja nga tragjedia në Austri

Lea Bajrami është në mesin e nëntë personave të vrarë në një shkollë të mesme në Grac të Austrisë, pasi një 21-vjeçar hapi zjarr.

Sulmuesi i dyshuar, ish-nxënës i kësaj shkolle, më pas ka vrarë veten teksa qëndronte në një tualet të kësaj shkolle, thanë autoritetet.

Kancelari gjerman, Christian Stocker, tha se kjo është një "ditë e errët në historinë e shtetit tonë", teksa shtoi po ashtu se do të shpallen tri ditë zie.

I dyshuari kishte përdorur një armë të gjatë dhe një pistoletë, thanë zyrtarët policorë gjatë një konference për media më 10 qershor, duke shtuar se ende janë duke e hetuar motivin e këtij sulmi.

Të dy armët e zjarrit, i dyshuari i kishte me leje, thanë autoritetet.

Nga nëntë viktimat, gjashtë ishin meshkuj dhe tre femra, tha ministri i Brendshëm, Gerhard Karner.

Dymbëdhjetë persona po ashtu janë plagosur dhe disa, sipas Karnerit, kanë plagë serioze.

Kryetarja e qytetit të Gracit, Elke Kahr, e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”.

Policia austriake tha më herët se beson se sulmuesi veproi i vetëm.

Të shtënat në gjimnazin BORG Dreierschützengasse ishin raportuar në orën 10:00 të mëngjesit dhe pas kësaj edhe forcat speciale ishin dërguar në vendngjarje.

Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.

Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.

Ngjarja në Grac është dënuar nga udhëheqësit kryesorë evropianë.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “shkollat janë simbol i rinisë, shpresës dhe të ardhmes”, duke shtuar se është e rëndë kur “shkollat bëhen vende të vdekjes dhe dhunës”.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Friedrich Merz, po ashtu kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Pas rastit tragjik, reagon familjari i vajzës që humbi jetën në Graz të Austrisë

Nga: A.M.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Grac të Austrisë. Një rast tragjik është konfirmuar edhe për një vajzë nga Vitia, e cila ka humbur jetën si pasojë e këtij sulmi.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe gjyshi i viktimës, i cili ka konfirmuar humbjen e dhimbshme të mbesës së tij.

Postimi i plotë:

Me zemër të thyer dhe dhimbje të madhe, njoftojmë familjarët dhe miqtë se mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë.

Lutemi për shpirtin e saj dhe shprehim falënderime për të gjithë ata që ndajn dhimbjen tonë në këto qaste të vështira.

Image
Postimi

E konfirmuar/ Kjo është vajza nga Vita që u vra në Austri

Nga: A.M.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij të thellë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në qytetin e Grazit të Austrisë, ku si pasojë e një sulmi të rëndë humbën jetën 10 fëmijë, përfshirë edhe vajzën nga Vitia, Lea Bajrami.

Po ashtu,  Haliti në një postim në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Bajrami.

Postimi i plotë:

E nderuara familje Bajrami

Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri.

Kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne

Poashtu i shpreh ngushëllime edhe mikes time,kryetares së Grazit Elke Kahr

Në emër të Komunës së Vitisë dhe të qytetarëve tanë, ju shpreh ngushëllimet tona të thella për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin tuaj, ku për fat të keq humbi jetën edhe një vajzë e re nga komuna jonë së bashku edhe me 9 fëmijë të tjerë.

Jemi të vetëdijshëm për sfidat që sjell një akt i tillë i dhunës dhe ndajmë me ju dhe qytetarët e Grazit dhimbjen e kësaj tragjedie. Vlerësojmë reagimin tuaj institucional dhe angazhimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve, pa dallim prejardhjeje.

Vrasësi la letër lamtumire

Nga: A.Sh

Hetuesit kanë gjetur një letër lamtumire në shtëpinë e ish-nxënësit që vrau nëntë persona dhe më pas veten sot, raporton gazeta Kronen.

Më parë, policia tha se vrasësi 21-vjeçar austriak u gjet i vdekur në një banjo dhe po vepronte vetëm.

Ai hyri në shkollë me dy armë dhe hapi zjarr.

Ata nuk ishin në gjendje të jepnin informacion në lidhje me motivin pasi hetimet e gjera penale janë ende të nevojshme.

Tragjedia në Austri, flet nga Graci mjekja shqiptare Rina Demjaha

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Grac të Austrisë.

Sulmi tragjik ka tronditur opinionin publik në këtë vend të njohur për sigurinë dhe standardet e larta të kontrollit të armëve.

Rina Demjaha, mjeke specializante në Departamentin e Neurologjisë në Universitetin e Gracit, ka folur për “Info Plus”,  në lidhje me ngjarjen. Ajo ka konfirmuar se spitali publik i Gracit dhe i gjithë universiteti janë mobilizuar për të trajtuar të plagosurit dhe për të përballuar pasojat e sulmit.

“Sot është mobilizuar i gjithë universiteti dhe spitali publik i Gracit, ku kanë ardhur viktimat dhe të plagosurit nga vendi i ngjarjes. Austria deri më tani është njohur si një nga vendet më të sigurta, me një kontroll të lartë dhe vetëdijesim të lartë të popullsisë. Këto lloj sulmesh nuk janë pritur, ndaj edhe i gjithë populli është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë”, është shprehur Demjaha.

Ajo tha se sipas informacioneve të deritanishme, autori i dyshuar i sulmit është një shtetas austriak, ish-nxënës i shkollës ku ndodhi tragjedia, por që nuk kishte diplomuar atje.

“Identiteti i tij është bërë publik, ndërkohë që identiteti i viktimave ende nuk është zbuluar, pasi autoritetet po vazhdojnë hetimet”, tha ajo.

Demjaha po ashtu tha se deri tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta dhe nuk ka ende një informacion konkret për shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Nxënësja që u vra në Austri është nga Vitia

Një sulm vdekjeprurës ndodhi mëngjesin e sotëm, në një shkollë në Graz të Austrisë.

Më herët u raportua se në mesin e viktimave ishte edhe një nxënëse nga Kosova.

Burimet pohojnë se viktima në fjalë është 15-vjeçare, me prejardhje nga Vitia.

Sipas informative të siguruara nga io bëhet e ditur se nga kjo tragjedi pësuan me fatalitet 9 nxënës, një mësuese dhe personi që kreu aktin, i cili dyshohet të jetë vetvrarë në banjon e shkollës.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Mediat austriake kanë raportuar se 30 persona kanë mbetur të plagosur në të shtënat, mëngjesin e së martës në Graz të Austrisë.

I dyshuari për sulmin ishte ish-nxënës i shkollës.

Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Austri?

Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë pas të shtënave në shkollën e mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë.

Kryetarja e bashkisë Elke Kahr e përshkroi atë si një “tragjedi të tmerrshme”, raportoi Agjencia Austriake e Shtypit (APA).

Çfarë ndodhi?

Të shtënat ndodhën më 10 qershor në BORG Dreierschutzengasse, një shkollë e mesme në veriperëndim të Grazit, afër stacionit kryesor qendror të trenit, tha policia austriake.

Të paktën 10 persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Policia tha se personi i armatosur, të cilin ata besonin se veproi i vetëm, ishte midis të vdekurve.

Forcat speciale ishin midis atyre që u dërguan në shkollë në orën 10:00 sipas kohës lokale pas raportimeve për të shtëna.

Deri në orën 11:30, policia tha se shkolla ishte evakuuar dhe të gjithë ishin dërguar në një pikë takimi të sigurt, transmeton Klankosova.tv.

Të paktën 158 paramedikë ishin në vendngjarje duke iu përgjigjur të shtënave dhe 31 personel tjetër i ndërhyrjeje në kriza.

Policia ka konfirmuar se personi i armatosur është midis atyre që kanë vdekur

‘Djali im më telefonoi për të më thënë se do të vdiste’

Nëna e një fëmije që i mbijetoi të shtënave rrëfeu momentin shqetësues kur mori një telefonatë nga djali i saj.

Ajo tha se zbuloi disa orë pas incidentit se ai ishte gjallë.

“Djali im më telefonoi për të thënë se ishte në shkollë dhe se po qëllohej dhe se mendonte se do të vdiste,” tha ajo.

“Vetëm tani, dy orë më vonë, e kam mësuar se ai është ende gjallë.”

Çfarë dihet për të dyshuarin

Policia austriake konfirmoi se autori i krimit është i vdekur, por ende nuk e ka zbuluar identitetin e tij.

Korrespondentja e Sky Europe, Siobhan Robbins, tha se disa media lokale po raportonin se personi i armatosur ishte “një ish-student 22-vjeçar”.

Robbins shtoi: “Personi hyri në shkollë me dy armë, gjë që ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.”

Kronen Zeitung, gazeta më e madhe e Austrisë, raportoi më parë se u qëlluan të shtëna në dy klasa dhe personi i armatosur u gjet i vdekur në njërën nga tualetet.

Çfarë po ndodh tani?

Kryqi i Kuq Austriak i tha Sky Neës se kishte nisur të ashtuquajturin ‘sistemi MANV’, një protokoll për trajtimin e një incidenti me viktima masive.

Mjekët nga spitali shtetëror (LKH) dhe spitali i aksidenteve (UKH) po punonin në vendngjarje dhe dy qendra kujdesi janë ngritur pranë shkollës për të mbështetur të prekurit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat