Merz thotë se regjimi iranian është dobësuar dhe mbase nuk do të kthehet më siç ishte

Evropë

Merz thotë se regjimi iranian është dobësuar dhe mbase nuk do të kthehet më siç ishte

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 17:46
Merz

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se regjimi iranian është ‘dobësuar’ dhe sipas tij, mbase edhe nuk do të kthehet me forcën e mëparshme.

Merz në intervistë për transmetuesin gjerman, Welt në samitin e G7-tës në Kanada, tha se ardhmja e Iranit është e “pasigurt” për shkak të konfliktit të vazhdueshëm me Izraelin.

“Regjimi iranian është “dobësuar shumë dhe ndoshta nuk do të kthehet në forcën e tij të mëparshme. Do të duhet të presim dhe të shohim”, tha Merz.

Ai shtoi se oferta evropiane për ndihmë diplomatike, në rast se bisedimet rifillojnë, është ende në fuqi, ashtu siç ishte para sulmeve.

“Nëse do të lindte një situatë e re, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të ishin përsëri të gatshme të ofronin ndihmë diplomatike, siç ishin deri të enjten e kaluar”, shtoi Merz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat