​Ekonomistët: Konkurrenca kineze po shkel industrinë gjermane

Evropë

​Ekonomistët: Konkurrenca kineze po shkel industrinë gjermane

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Industria gjermane po humbet garën ndaj konkurrencës kineze dhe pengesa e saj më e madhe janë kostot e larta të energjisë, paralajmërojnë ekonomistët dhe ekspertët e industrisë.

Eksportet gjermane ranë 1.7 për qind vitin e kaluar, sipas statistikave, në afërsisht 1.65 trilionë euro.

Vlera e dërgesave kineze jashtë vendit u rrit 7.1 për qind vitin e kaluar, në 3.04 trilionë euro, raporton kp.

Kompanitë kineze po zhvillojnë luftëra të ashpra çmimesh në tregun vendas dhe kapaciteti i tyre i tepërt përbën një kërcënim të rëndësishëm për industrinë gjermane.

"Konkurrentët kinezë po e ngushtojnë hendekun dhe janë gjithnjë e më aktivë në segmentet e produkteve dhe sektorët industrialë ku industria gjermane tradicionalisht ka qenë shumë e fortë", tha Philipp Böing, një ekonomist dhe profesor i kërkimit empirik të inovacionit në Universitetin Goethe të Frankfurtit dhe ZEW Mannheim.

Në fusha të tilla si digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale gjeneruese, kompanitë kineze "në disa raste tashmë i kanë tejkaluar aftësitë teknologjike të konkurrentëve gjermanë", shtoi Böing.

Prodhimi industrial gjerman ka qenë në rënie për dhjetë vjet, paralajmëron Jens Burchardt, një ekspert i industrisë dhe partner në firmën ndërkombëtare të konsulencës BCG.

Sipas Burchardt, sektorët që kërkojnë shumë energji, siç është prodhimi i kimikateve bazë, janë në rrezikun më të madh.

Kostot e larta të energjisë po kërcënojnë gjithashtu sektorin e automobilave dhe janë arsyeja kryesore për dobësimin e konkurrencës së kompanive gjermane, thekson ai.

Përveç sektorëve kimikë dhe automobilistikë, konkurrenca gjithnjë e më e ashpër kineze po 'frymon në qafë' edhe të kompanive gjermane në sektorë të tillë si inxhinieria mekanike dhe industria elektrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat