Kallas bën thirrje për uljen e tensioneve

Evropë

Kallas bën thirrje për uljen e tensioneve

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 09:45
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Kaja Kallas

Mbrëmë, SHBA sulmoi Iranin.

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe kthim në tavolinën e bisedimeve, pas sulmeve amerikane në Iran.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë”, tha Kallas.

Ajo shtoi se Irani nuk duhet të lejohet që të ketë armë bërthamore dhe se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme të hënën./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat