Kryeministri hungarez: Pranimi i Ukrainës në BE nuk mund të ndodhë me presion

Evropë

Kryeministri hungarez: Pranimi i Ukrainës në BE nuk mund të ndodhë me presion

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 08:13
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se vendi i tij nuk është i detyruar të mbështesë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe se Kievi nuk do të mund ta shantazhojë Budapestin për ta ndryshuar këtë qëndrim.

Në një postim në platformën X, Orban theksoi:

“I nderuar Z. President, me gjithë respektin e duhur, Hungaria nuk ka asnjë detyrim moral për të mbështetur pranimin e Ukrainës në BE. Asnjë vend nuk është përpjekur ndonjëherë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian përmes shantazhit, dhe kjo nuk do të ndodhë as këtë herë.

Traktati për Bashkimin Evropian nuk lë vend për paqartësi: pranimi vendoset nga shtetet anëtare, unanimisht. Populli hungarez e ka marrë vendimin e tij.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat